Home Ekonomi Ikonomi: “Prej 1 janarit do te rritet akciza e cigareve nga 90...

Ikonomi: “Prej 1 janarit do te rritet akciza e cigareve nga 90 ne 110 leke”

631
0

102024TIRANE – Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, diskutohet projektligji i mallrave. Në fjalën e saj, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ikonomi, bëri të ditur se në bazë të këtij projektligji, akciza e cigareve do të ndryshojë nga 90 lekë, në 110 për paketë.

Ikonomi nënvizoi se akciza e re do të futet në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndërsa nga ana e tij, deputeti socialist, Ervin Koçi, në cilësinë e relatorit të këtij projektligji, propozoi që akciza për duhanin të jetë në bazë të vlerës dhe jo fikse. Kjo pasi sipas Koçit, vendi ynë është i vetmi vend që akcizën e ka fiske dhe në këtë mënyrë sipas tij, favorizohen kompanitë e mëdha.

Sa i përket projektligjit në fjalë, deputeti socialist, tha se ndryshimet në ligj përcaktojnë që importuesit nuk mund të importojnë më shumë se 15% kundrejt muajit të mëparshëm, dhe kjo sipas Koçit për të shmangur abuzimet e krijimit të rezervave me qëllim shmangien e akcizave.

“Propozoj që akciza për duhanin të jetë në bazë të vlerës dhe jo fikse. Jemi i vetmi vend që e kemi fiks që favorizon kompanitë e mëdha projektligji përcakton që importuesit nuk mund të importojnë më shumë se 15% kundrejt muajit të mëparshëm. Kjo me qëllim shmangien e abuzimeve dhe krijimit të rezervave që t’i shmangen rritjes së akcizës.” tha Koçi.

Ndërkohë zëvendësministri i Ekonomisë, Ervin Mete, tha se nuk mund të importohet më shumë se 15%  nga mallrat e akcizës, duke përfshirë duhanin e dredhur dhe cigaret. Mete nënvizoi se me ndryshimet që priten t’i bëhen ligjit, niveli i çmimit të cigareve do të jetë sa 57% e çmimit të cigareve. Gjithashtu Mete u shpreh se do të ketë masa edhe për gjobat e mallrave të akcizës pasi sipas tij janë të larta dhe shkojnë rreth 1 milionë dollarë.

Zëvendësministri tha gjithashtu se në vitin 2016, akciza e cigareve parashikohet edhe me 10 lekë të tjera.

Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe u ndal tek kushtet e tregtimit të cigareve, të cilat i cilësoi skandaloze. Sipas Braçes, në treg ka akoma paketa pa pullën fiskale që tregtohen, ndërsa shtoi se në mes të rrugës, aty ku shiten fruta e perime, shitet edhe duhan i hapur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here