Home Teknologji UEFA prezanton aplikacionin “Fan Guide”

UEFA prezanton aplikacionin “Fan Guide”

557
0

1459536754faUEFA ka prezantuar aplikacionin “Fan Guide”, i cili përmban informacione të rëndësishme për çdo tifoz që do të jetë në Europianin e kësaj vere në Francë.

Aplikacioni ndihmon tifozët me rrugët që çojnë nëpër stadiume, me mjetet e transportit për të udhëtuar nga njëri qytet në tjetrin dhe shumë informacione të tjera të kësaj natyre.

Po ashtu, aplikacioni ju jep shumë përgjigje në lidhje me biletat, ndërsa ju dërgon automatikisht në aplikacionin tjetër të UEFA-s, atë EURO 2016, për lajmet më të fundit dhe rezultatet e 24 ekipeve kombëtare që do të marrin pjesë.

“Ky aplikacion është krijuar për çdo tifoz. Me një klikim ju keni mundësi të keni qasje në shumë informacione praktike në lidhje me qytetet mikpritëse dhe kompeticionin në tërësi. Uroj shumë që t’ju hyjë në punë”, u shpreh drejtori ekzekutiv i eventeve të UEFA-s, Martin Kallen.

Aplikacioni mund të shkarkohet falas për të gjithë përdoruesit iOS dhe Android.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here