Home Aktualitet Porti i Shëngjinit vlerësohet me çmimin e artë

Porti i Shëngjinit vlerësohet me çmimin e artë

637
0

1459680375shengjiniPorti i Shëngjinit është vlerësuar me çmimin e artë për cilësi, menaxhim, udhëheqësi dhe planifikim strategjik nga organizata ndërkombëtare për certifikimin e cilësisë “BID Group”. Çmimi i është dorëzuar drejtorit të Portit të Shëngjinit, Gjovalin Tushaj, në ceremoninë e mbajtur në Gjenevë të Zvicrës, ku merrnin pjesë 178 përfaqësi nga vende të ndryshme të botës.

Për Tushajn, ky vlerësim është shumë i rëndësishëm, për angazhimin që Porti i Shëngjinit të kthehet në një nyje strategjike për veriun e vendit.

“Ky çmim ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm, pasi në prani të 178 shteteve të botës çmimi ‘Gold’ u dha për përkushtimin kundrejt cilësisë, menaxhimit, udhëheqësisë dhe planifikimit strategjik për Portin e Shëngjinit. Ky çmim ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme që ne kemi pasur me ndërkombëtarët. Kjo do të thotë se, ne do të kemi një angazhim edhe më të madh në të ardhmen, për të bërë të mundur realizimin e të gjitha projekteve dhe të gjitha objektivave që i kemi vënë vetes, si qëllim për ta kthyer këtë port në raport të drejtë me historinë, një port me histori shumë të madhe, një port strategjik dhe një port shumë të rëndësishëm për veriun e Shqipërisë dhe për Kosovën”, shtoi më tej Gjovalin Tushaj, drejtor i Portit të Shëngjinit.

Porti i Shëngjinit është enti i dytë shtetëror, pas “Gasprom”-it në Rusi, që vlerësohet me një çmim të tillë “Gold”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here