Home Bukuria Largoni aknet duke perdorur domate

Largoni aknet duke perdorur domate

1134
0

Përdorimi i domates për kujdesin e lëkurës mund të duket pak e çuditshme, por në fakt është mjaft efektive.

Lëngu apo tuli i domates është një metodë natyrale që zvogëlon dhe zhduk shenjat e mbetura nga puçrrat apo aknet. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës A, vitaminës C, dhe antioksidantëve të fuqishëm, domatja është një nga aleatët kryesorë të bukurisë.

Domatet nxisin rigjenerimin e qelizave dhe redukton prodhimin e sebumit (yndyrës së lëkurës).
Kompleksi kryesor i gjendur në domate që mund të trajtojë plagët e shenjat e puçrrave është lycopene.

Mënyra më e mirë për të përfituar nga kjo perime është ta vendosni atë direkt në lëkurë.
Priteni domaten në feta dhe vendosini këto të fundit direkt mbi shenja për të paktën 15 minuta.
Shmangni fërkimimin e fytyrës me fetat e domates për të shmangur acarimin e lëkurës. Lajeni normalisht dhe mos harroni të aplikoni kremin hidratant.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here