Home Aktualitet Koha Jone: Miliarderi Samir Mane, kumbari i takimit Rama-Basha

Koha Jone: Miliarderi Samir Mane, kumbari i takimit Rama-Basha

677
0

meta-basha-ramaEdi Rama dhe Lulzim Basha janë takuar në Vjenë (Austri). Konfirmimi vjen nga një burim brenda selisë blu, i cili nën zë tha: “PO, janë takuar në Vjenë”. Ndërmjetësit kanë qenë një multimiliarder shqiptar që ka aktivitet edhe në Austri, bashkë me një lob mediatik në Tiranë, mik i Berishës dhe së fundi edhe i Ramës. Fillimisht, hezitues për tu takuar me kreun e qeverisë së majtë ka qenë lideri i PD-së Lulzim Basha, por duket se Berisha e ka dhënë lejen për takimin, me kushtin që të djegin Ilir Metën, por jo vetë ish-kryeministrin e Partisë Demokratike.

Kështu, udhëtimi është përgatitur e sajuar për bukuri, pas një jave pushimi të Edi Ramës në ishullin e Sardenjës, bashkë me miliarderin e njohur Sami Mane. Kryeministri shqiptar, Rama ka qenë me siklet të madh sepse i duhej të digjte Ilir Metën dhe ka menduar reagimin e kryeparlamentarit. Ka menduar se mund të rrëzohet si mazhorancë, e ndaj ka kërkuar një garanci ndërkombëtare që PD-ja do ta gjejë pretekstin e mbështetjes së qeverisë së tij në Parlament, me argumentin se bëhet në emër të dekriminalizimit dhe reformimit të sistemit të drejtësisë. Pra, PD të mos e rrëzojë si kryeministër. Më saktë një qeveri PS-PD.

Informacionet tregojnë se ka rënë dakord që kjo të mos bëhet kaq hapur, sepse rrezikon prestigjin e kryeministrit tek e majta dhe në popull. Ndaj, Partia Demokratike do ta sulmojë përsëri Edi Ramën në media, sa për sy e faqe, por sulmi direkt të jetë mbi kreun e parlamentit Ilir Meta. Mjafton vetëm që Ramës të mos i kërkojnë dorëheqje nga posti.

Basha dhe Rama janë takuar në Vjenë (Austri), në prezencën e miliarderit si negociator. Nuk dihet tamam se çfarë është folur, por rezultatet e këtyre javëve të fundit po tregojnë se kanë bërë pazar të madh. Ndaj, duket se Ilir Meta po reagon fort, se ka mësuar pazarin e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Vjenë.

Edhe letra e Kryetarit te Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho drejtuar krerëve të Shtetit dhe disa institucioneve kushtetuese, por edhe dalja e djeshme e nënkryetarit të LSI Ylli Manjani, që tha se “Kur qeverisin bashkë PS me PD Shqipëria digjet e ka të vrarë !”, tregon kanë informacionin e duhur për takimin e fshehtë Rama-Basha në Vjenë dhe marrëveshjen e tyre për të djegur kreun e LSI. Të dy, Rama e Basha, janë kënaqur nga synimi për prerjen e kokës së Metës që ta largojnë nga skena politike me 270 mijë votat e tij.

Një tjetër garanci që ka kërkuar Basha me gojën e Berishës ka qenë që Rama të mos i prekë ish-liderit të PD-së asnjë koncension ekonomik të kohës së tij, ku ka interesa si dhe të mos synohet nga ministri Saimir Tahiri për të arrestuar djalin e tij, Shkëlzen Berisha. Kjo, pasi qeveria ka dy vite që po heton mbi veprimtarinë e tij.

Ndërkohë mësohet se janë po të njëjtët aktor vendas biznesi e media që kanë bërë takimin e pazarin Nano- Berisha, të cilët bënë edhe takimin Rama- Basha në Vjenë.

Ndërkohë pas garancisë së Ramës në Vjenë ish-kryeministri Berisha ka shtuar dozën e sulmeve ndaj Ilir Metës sepse nuk preket nga Qeveria për asgjë që ka bërë gjatë viteve 2005-2013.

“Kumbaro” Zamir Mane rri e kundron Tiranën nga një kat sipër Berishës, në Kullën e madhe, tek stadiumi kombëtar dhe shikon se si “digjet” toka poshtë tij, ndërkohë që kanë edhe helikopter në tarracën e Kullës nëse Tirana bëhet rrumpallë nga përplasjet politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here