Banka e Shqipërisë vendosë të rrisë me 0.25 përqind normën bazë të interesit duke kapur vlerën e 5.25 përqind.
Në fjalën e tij Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka theksuar se gjatë muajit shkurt është rritur inflacioni në vend dhe shkak për këtë janë bërë rritja e çmimeve të mallrave të konsumit.
“Nën ndikimin e fortë të rritjes së çmimeve norma e inflacionit kërceu në nivelin 3.2% në Shkurt. Kahu i lëvizjes së inflacionit ishte i pritur dhe i komunikuar por shpejtësia e rritjes së tij nuk ishte. Rritja në muajin shkurt u shkaktua nga rritja e çmimit të ushqimeve”, u shpreh Fullani.
Gjithashtu sipas Fullanit kreditimi i ekonomisë po rritet me ritme të ngadalta edhe pse kërkesa për kredi është shtuar.