Home Ushqim Mjalti, ilaci perfekt i lekures

Mjalti, ilaci perfekt i lekures

378
1

mjalti1-Maskë për fytyrën
Pasi të keni shpërlarë fytyrën me ujë të vakët, apliko një shtresë të hollë mjalti direkt në lëkurë.

Lëre të veprojë për të paktën 25 minuta, pastaj shpërlaje me ujë të vakët.
Bëj shpërlarjen e fundit me ujë të ftohtë për të mbyllur poret. Aplikojeni një herë në javë.

2-Banjë mjalti
Hidhni 1/3 e filxhanit të çajit me mjaltë në ujin e vakët të vaskës dhe përzieje që të tretet. Shto një filxhan qumësht ose pana për një banjë të pasur me mjaltë dhe qumësht.

3-Eksfoliant për trupin dhe fytyrën
Përziej:
1 filxhan mjaltë
1 filxhan kripë gatimi ose nga ajo me kokrriza të mëdha
1/4 filxhan vaj: vaj bajamesh të ëmbla ose vaj ulliri
Aplikoje mbi fytyrë me lëvizje rrethore. Shpëlaje me saktësi.

4-Balsam hidratues
Mjalti është hidratues dhe funksionon si balsam shumë i mirë për flokët.
Përziej:
1/4 filxhan mjaltë
2 lugë gjelle vaj ulliri ose bajamesh të ëmbla
2 lugë xhel aloe vera (duhet të jetë i pastër, jo një produkt që përmban aloe vera)
Masazho flokët e lagur me këtë përzierje dhe lërë për 30 minuta. Shpëlaje.

5-Maskë për fytyrën me mjaltë dhe sallator
Me një grirës elektrik, gri sallatorët dhe shtoju një lugë të madhe mjaltë.

6-Aplikoje përzierjen mbi fytyrë dhe lëre të veprojë për gjysmë ore. Pastaj shpërlaje.

7-Balsam nate për buzët
Përziej një lugë çaji mjaltë me një majë luge çaji vaj kokosi. Përzieji dhe lyej me të buzët para se të shkosh për të fjetur

Previous articleKarrota, vetite kuruese te saj
Next articleTjeter skandal ne gjyqesor. Lirohet trafikanti nga Fieri

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here