Home Bota Raporti i CIA, ja pse e ka kryer sulmin Siria

Raporti i CIA, ja pse e ka kryer sulmin Siria

679
0

syria-chemical-attackQeveria e Shteteve të Bashkuara ka bërë publike disa pika të raportit të përgatitur nga shërbimet e inteligjencës në lidhje me sulmin me armë kimike ndaj popullsisë nga forcat e Asadit. Raporti i bërë publik nga CNN, përmban 5 pikat kryesore që tregojnë që sulmi është bërë me armë kimike nga ushtria ndaj civilëve.

1. NJË ARMË KIMIKE VRAU MË SHUMË SE 1400 PERSONA
Qeveria amerikane ka vlerësuar paraprakisht se 1429 njerëz – duke përfshirë të paktën 426 fëmijëve – vdiqën në sulm. Raporti citon “një grup të madh burimesh të pavarura”.
Tre spitale në zonë shtruan më shumë se 3.600 pacientë me “simptomat që përputhen me agjentin e ekspozimit ndaj një sulmi kimik”.
Në raport përmenden më shumë se 100 video ku tregohen trupat e ekspozuar ndaj sulmit kimik.

2. QEVERIA SIRIANE E KREU SULMIN ME RAKETË
Burime të shumëfishta të inteligjencës tregojnë se ushtria siriane ka lëshuar një raketë që përmbante edhe virusin kimik që shkaktori vdekjet e shumta. Raketa është lëshuar rreth 90 minuta para se të vinin informacionet e para në lidhje me sulmin kimik, thuhet në raport.

3. TË DHËNAT QË SULMI U BË NGA QEVERIA
Raporti përmban të dhëna që tregojnë se pas sulmit qëndron qeveria e Bashar al-Assad.
Disa nga arsyet:
Shërbimet e inteligjencës tregojnë se ushtria ishte duke u përgatitur për një sulm kimik. Lëvizje të shumta ushtarake ishin vënë re në periferi të Damaskut, një zonë e njohur që regjimi e përdor për përzierjen e lëndëve kimike.
Përgjime të zyrtarëve të lartë që kanë dijeni për sulmin e kryer në datën 21 gusht.
Pasditen e 21 gushti, ka të dhëna nga shërbimet e inteligjencës, se jepen urdhëra për ndërprerjen e operacioneve

4. OPOZITA NUK MUND TA KETË KRYER SULMIN
“Ne vlerësojmë se opozita siriane nuk mund të ketë mundësinë për të sajuar gjithë videot e shpërndara, ku paraqitet popullsia me simptomat fizike të një sulmi kimik, që janë verifikuar nga organizata të ndryshme”, – thuhet në raport.
Në raport shkruhet se, ka pak gjasa që rebelët të kenë mundësi teknike për të kryer një sulm të tillë.

5. ARSYET PSE QEVERIA MUND TË KETË KRYER SULMIN
“Qeveria siriane ka nisur një sulm për të marrë nën kontroll periferitë e Damaskut, ku rebelët kanë bazat e tyre nga ku nisin edhe sulmet ndaj kryeqytetit. Regjimi ka dështuar që të pastrojë elementët opozitarë në lagje të ndryshme të Damaskut, përfshirë edhe zonën e sulmit”, – shkruan raporti.
Në këtë raport shkruhet se, Uashingtoni për të mbrojtur burimet dhe metodat e përgatitjes së këtij raporti ruan të drejtën e mos bërjes publike të personave që kanë punuar për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here