Objektivi i një aparati fotografik ndonjëherë mund të vlejë më shumë se 1 mijë fjalë. I tillë është rasti i fotos së ish-kryeministrit italian, e shkrepur vetëm disa momente pasi Berluskoni doli nga zyra e presidentit Napolitano, takim në të cilin dha dorëheqjen e tij.
Kjo është fotoja e realizuar shumë rastësisht nga një fotograf italian, i cili fitoi edhe çmimin si fotoja më e arrirë e vitit. Pas kësaj fotoje, renditet fotoja e trupit të pajetë të ish-kolonelit libian Muamar Gadafi, në dhomën frigoriferike. Fotoja e radhës është panorama pas 2 tërmeteve dhe cunamit që goditën Japoninë në muajin mars të këtij viti.
Fotoja e ish-kreut të Al kaedës, Osama Bin Laden me një kryq sipër, puthja e princit William dhe Kate Middleton ditën e dasmës apo fotoja e Steve Jobs, kanë bërë xhiron e botës këtë vit dhe janë klikuar në faqet e ndryshme në internet me miliarda herë. Padyshim që këto foto flasin qartë se cilat janë edhe disa prej ngjarjeve kryesore të vitit.