Këngëtarja Altuna Sejdiu ka publikuar këngën e sja më të fundit por në versionin audio. Kjo ka qenë dhurata që Sejdiu ka menduar ti dhurojë të dashuruarve në ditën e tyre. Produksioni muzikor titullohet “Babe” dhe për realizmin e saj kanë ndihmuar emra si “big bang” për muzikën, teksti dhe vija melodike është realizuar nga “Vig Poppa” ndërsa produksioni i është besuar Darko Dimitrov. Mbetet për tu parë nëse “Babe” do të ketë të njëjtin sukses sa “Fenix”.