Home Sport Baloteli i jep fitoren Milanit

Baloteli i jep fitoren Milanit

604
0

baloteli4 minuta nga fundi Mario Baloteli i ka dhuruar Milanit një fitore shumë të çmuar përballë ekipit të Bolonjës me rezultatin minimal 1-0 me një super gol.

Ndeshja mes dy ekipeve ka qenë mjaft e fortë në mesin e fushës. Milani ka dominuar duke krijuar shumë raste për shënim, por në pjesën e parë nuk ka qenë të saktë para portës duke humbur shumë raste të pastra.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë e Sedorf insistojnë akoma më shumë në gjysmëfushën kundërshtare duke iu afruar golit, të cilin e gjejnë me sulmuesin kryesor në minutën e 84.

Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e nëntë me 32 pikë të grumbulluara. Në fund të ndeshjes autori i golit për Milanin, Baloteli u shpreh se” ishte një ndeshje e fortë, jam i lumtur për golin dhe fitoren”.

Fitorja është edhe një shtytje për Milanin para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here