Home Aktualitet 9 radaret e mbrojtjes do te vihen serisht ne pune

9 radaret e mbrojtjes do te vihen serisht ne pune

726
0

radar-ushtriaNëntë radarë të ushtrisë shqiptare që kanë dalë jashtë funksionit të gadishmërisë, pritet të vihen në shërbim të plotë brenda javës që vjen. Sot është dita kur eskspertë të ushtrisë dhe ata të kompanisë që ka marrë përsipër rregullimin e sistemit mbrojtës, të kryejnë provën gjenerale të 9 Pikave Radio Transmetuese, që Shqipëria ka të dislokuara në bregdetin Shqiptar.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë ministrisë së Mbrojtjes të cilat thanë se i gjithë sistemi është vënë në shërbim dhe se pritet që sot të kryhet një provë gjenerale, ku të gjithë radarët të transmetojnë informacione mbi trafikun dhe lëvizjen e anijeve brenda hapësirës detare Shqiptare.

Kjo provë, kryhet dy vjet pas daljes nga shërbimi të Pikave Radio Transmetuese, duke bërë që Shqipëria të jetë “qore” për sa i përket vëzhgimit të sigurisë në hapësirën detare. Për vënien në punë të këtyre radarëve, Ministria e Mbrojtjes zhvilloi pak ditë më parë një tender 600 milion lekë të vjetra, me qëllim rregullimin e programave dhe dëmtimeve që janë hasur në çdo Pikë Radio Transmetuese.

Gadishmëria
Gazeta “Shqiptarja.com” disa ditë më parë publikoi rastin e daljes jashtë gadishmërisë dhe shërbimit të sigurisë kombëtare, të nëntë radarëve të Flotës Detare. Bëhet fjalë për, PRT-11 Ksamil, PRT-13 Porto Palermo, PRT-14 Llogara, QOV Zvërnec, PRT-20 Durrës, PRT-22 Shëngjin, Monitorët SVHD, PRT-19 Lushnjë, PRT-17 Sazani, të cilat nuk kanë funksionuar për rreth dy vite më parë.

Kjo për arsye të ndryshme, ku shkaktarë në disa raste kanë qënë shkarkimet e rrufeve, në disa të tjera tensioni elektrik, që ka sjellë djegien e stabilizatorëve të mëdhenj, si dhe në disa raste ka qënë dhe rrëzimi i objektit,apo vjedhja e kabllut elektrit, në vendin e quajtur “Guri i Gomarit” në Lushnjë. Nisur nga kjo problematikë që cënonte realisht sigurinë kombëtare detare, Ministria e Mbrojtjes, ka arritur të verë sërisht në punë këtë sistem, i instaluar në shqipëri nga kompania amerikane “Locheed Martin” dhe që ka kushtuar plot 32 milion dollarë.

Vjedhja e kabllit
Një nga radarët që është i koduar me emrin “PRT-19” dhe që ndodhet në vendin e quajtur “Guri i Gomarit” në zonën e Lushnjës ka dala jashtë gatishmërisë operacionale, për shkak se këtij radari i është vjedhur kablli elektrik. Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, por sipas burimeve të “Shqiptarja.com” që nga dita e ndodhjes së këtij krimi e deri pak ditëve më parë, kablli elektrik në një gjatësi prej 200 metra nuk është zëvendësuar.

Dyshimet flasin se kablli elektrik është vjedhur nga vetë efektivët që shërbejnë në këtë bazë, por në fakt asnjëri prej tyre nuk ka dalë para drejtësisë. Burime të sigurta pranë Ministrisë së Mbrojtjes thanë se për vënien në punë të këtij radari është nxjerë një urdhër, për dërgimin e një gjeneratori në Pikën Radio Transmetuese 19 në zonën e Lushnjës, me qëllim vendosjen në punë të tij. Mësohet se para disa ditësh i gjithë sistemi i radarëve është inspektoruar nga inxhinierë të fushave kompjuterike dhe spcialistë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here