Lucas Papadimos eshte zyrtarisht kryeministri i ri i Greqise.
Emri i tij eshte bere zyrtar nga presidenca.
“Presidenti, pas rekomandimeve nga liderët politikë, që morën pjesë në takim, i ka dhënë instruksione Lukas Papademos që te formoje Qeverinë e re”, thuhet në kumtesën e publikuar, pas bisedimeve ndërmjet liderëve politikë dhe zotit Papadimos.
Diten e neserme pritet te behet edhe konstituimi dhe betimi i kryeministrit. Pas kesaj, pritet qe qeveria e re te implementoje marrëveshjen për kredi prej 130 miliardë eurosh me Bashkimin Evropian.
Negociatat
Gjatë mbledhjes që nisi që në orët e paradites dhe zgjati deri ne dreke në Presidencë, mësohet se i zgjedhuri ka pranuar kushtet e vendosura për krijimin e qeverisë së unitetit.
Në mbledhje kane qene të pranishëm presidenti Papulias, kryeministri në ikje Jorgos Papandreu, kreu i Nea Dimocratia , Antonis Samaras dhe lideri i Laos, Karatzaferis.
Pas takimit që ka zgjatur rreth një ore e 40 minuta në Presidence është thirrur edhe Papadimos, i cili eshte shoqeruar nga shtepia e tij me eskorte policie.
Ne kuader te zhvillimeve te dites, mesohet se Kryepeshkopi grek ka anuluar nje udhetim te tij jashte Athines, fakt qe sipas mediave verteton se eshte ceshtje oresh betimi i qeverise dhe kryeministrit te ri, sipas kushtetutes se vendit.