Home Politike Reforma zgjedhore, Borchardt: Beni draftin e perbashket qe te sjellim ekspertet

Reforma zgjedhore, Borchardt: Beni draftin e perbashket qe te sjellim ekspertet

620
0

Kreu i OSBE-së në Shqipëri, Berndt Borchardt kërkon që sugjerimet për reformën zgjedhore të bëhen formale, dhe vetëm më pas OSBE do të jetë e gatshme të ndihmojë këtë proces.

Duke folur nga Korcca, ai tha se ekspertët e OSBE për këshilla teknike do të vijnë kur të ketë një draft të përbashkët. “Prezenca e OSBE-së i ka ofruar Komisionit të Posaçëm që sapo komisioni të ketë një draft të përbashkët, sapo ai të ketë disa ide të përbashkëta se si të përmirësohet sistemin zgjedhor dhe sistemi i votimit, atëherë ne do të sjellim ekspertët tanë për të këshilluar lidhur me bërjen teknike të ndryshimeve,” tha Borchardt.

Ai shtoi se procesi i reformës zgjedhore është në vijim dhe Prezenca e OSBE-së është e gatshme të ndihmojë për ta bërë një proces të suksesshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here