Home Aktualitet Gjykata e Shkupit: Remzi Hoxha ka vdekur

Gjykata e Shkupit: Remzi Hoxha ka vdekur

800
0
TIRANË- Në seancën e djeshme gjyqësore ndaj ish-drejtuesve të lartë të SHIK-ut, e cila nuk zgjati më shumë 15 minuta për shkak të pritjes së ekzekutimit të letër-porosive të marrjes në pyetje të tre ish-agjentëve të SHIK-ut në Itali dhe viktimës së këtij procesi gjyqësore Armand Loshaj, Gjykata pranoi një kërkesë të prokurorit.
Kërkesë kjo e cila ishte për administrimin në dosjen penale në ngarkim të të pandehurve Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi të vendimit të Gjykatës së Shkupit e cila me kërkesë të familjarëve e ka deklaruar të vdekur shtetasin Remzi Hoxha.
Ky i fundit, sipas prokurorisë, është rrëmbyer, torturuar dhe më pas zhdukur nga punonjësit e SHIK-ut që në tetor të vitit 1995 në Tiranë, ku ishte duke punuar në punishten e tij të duraluminit.
Gjatë seancës 15 minutëshe, prokurori Xhevat Hana i kërkoi pesëshes gjykuese të Gjykatës për Krime të Rënda që të administrojë në dosje vendimin e deklarimit të vdekur të shqiptaro-maqedonasit Hoxha.
Kjo kërkesë nuk u kundërshtua nga mbrojtja, çka bëri që togat e zeza ta pranojnë duke bërë pjesë të fashikullit të gjykimit. Sipas këtij vendimi, mësohet se me kërkesë të familjes së të zhdukurit Remzi Hoxha, Gjykata e Shkupit e ka deklarua të vdekur, pasi kanë kaluar rreth 15 vite që nga dita e zhdukjes së tij.
Më pas seanca u ndërpre në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë së dërguar në Kosovë për të marrë në pyetje shtetasin Avdyl Loshaj, i cili ka kërkuar të pyetet në njërën nga Gjykatat e Kosovës pasi ishte larguar përkohësisht nga Holanda ku është rezident prej vitesh.
Sipas akuzës, i pandehuri Sefgjini, Kumbaro dhe Koldashi, akuzohen se brenda muajt shtator-tetor 1995 kanë shoqëruar nga banesat e tyre shtetasit Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj dhe Remzi Hoxha, duke i dërguar në qendrën e SHIK-ut në Vain të Lezhës, ku janë torturuar e rrahur për disa ditë.
Pas këtyre torturave Kristopuli është liruar, Loshaj ka mundur të iki duke kërcyer nga dritarja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa Hoxha që nga ajo ditë nuk dihet se ku ndodhet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here