Home Aktualitet Tirane, 4 te vrare ne nje lokal. Autori dyshohet djali i Luiza...

Tirane, 4 te vrare ne nje lokal. Autori dyshohet djali i Luiza Xhuvanit

536
0

vrasjeNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, me pasoja tragjike. Nga një përplasje e armatosur kanë mbetur të vrarë 4 persona ndërsa një tjetër është plagosur lehtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit, pas një sherri në një lokal nate, pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja dhe ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 4 persona, njëri prej të cilëve një shtetas italian.

Viktimat janë 25 -vjeçari Arbër Demiri, djali i ish-prokurorit Skënder Demiri, Edison Jaho, Enea Xhaji dhe Paolo Azzuro shtetas italian rreth 60 -vjeç, i cili ka marrë nje plumb afër zemres. Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, “Mercedez Benz tip ML” me targa 0250N.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i dy viktimave të tjera, derisa të kryhen veprimet hetimore. Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e cuar në 4 numrin e viktimave.

Ndërkaq policia ka shoqëruar 22 persona, që besohet se kanë dijeni për ngjarjen, dhe ka ndaluar 3 të tjerë, ndër të cilët edhe djalin e deputetes Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, si një nga autorët e dyshuar të krimit. Në vendngjarje janë gjetur 2 pistoleta, me të cilat mendohet se është qëlluar dhe janë vrarë 4 personat.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë patrulla të policisë dhe njësisë “Shqiponja”, kreu i drejtorisë së policisë Artan Didi dhe kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha. Vendngjarja mbeti e bllokuar për disa orë, derisa grupi hetimor kreu gjithë veprimet e nevojshme.

Shoqërohen 22 persona, 8 të përfshirë në konflikt
Deri tani, policia ka shoqëruar 22 persona që ndodheshin në lokal ndërsa 8 prej tyre dyshohet se kanë pasur lidhje drejtpërdrejt me ngjarjen.

Një prej autorëve, djali i Luzia Xhuvanit
Konstandin Xhuvani, djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani etiketohet nga policia si një prej autorëve protagonistë të kësaj masakre.

Njoftimi zyrtar i Policise se Tiranes
Ora 08:16 Ditën e sotme rreth orës 04:00 shërbimet e policisë morën njoftim se në bar “Ante Grand”e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë në një lokal nate, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar shërbimet e policisë duke bërë rrethimin e lokalit, të zonës përreth, shoqërimin e personave prezent në vendngjarjes. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 4 shtetas:

1. Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
2. Enea Xhaj , vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
3. Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
4. Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italianë.

Menjëherë në vend ngjarje, ka mbërritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, oficerët për Krimet e Rënda, Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit :

· Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”.

Aktualisht, nga strukturat e policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here