Një incident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në hyrje të tunelit të një HEC-i në ndërtim në Mirditë. Është shembur hyrja e tunelit të Hidrocentralit në Qafë Mollë dhe si pasojë tre persona kanë humbur jetën.
Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë, Pjetër Doda nga Fani dhe Ndue Legisi nga fshati Shebë dhe një shtetas turk, emri i të cilit akoma nuk është bërë i ditur nga policia.
Tre personat ishin duke punuar në hyrje të tunelit dhe dyshohet të jenë zënë nga një masiv dheu.
Ngjarja ka ndodhur në një thellësi prej 1.500 metrash thonë dëshmitarët. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për tragjedinë e ndodhur.