Ylli Xhaxhollari, pronari i lokalit “Viva”, për të cilin Tom Doshi tha se u përgatit skenari për eliminimin e tij, ka dëshmuar sot në prokurori duke thënë se s’ka lidhje me akuzat e deputetit të Shkodrës. Sipas burimeve nga prokuroria Xhaxhollari, i cili ishte thirrur dje për të dëshmuar, është paraqitur sot pranë organit të akuzës dhe ka deklaruar se personat në tavolinën e fotografive që ka postuar Doshi, i njeh vetëm si klientë të lokalit. Ai ka mohuar çdo lidhje me çështjen “Doshi”. Xhaxhollari është futur në prokurori përmes tunelit të sigurisë së lartë. Ai është larguar prej andej i shoqëruar nga shoferi i tij. Xhaxhollari u përfshi në hetime pasi Tom Doshi publikoi në Facebook një foto ku ishin ulur në një tavolinë me ish-kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Eugen Beçi, Ylli Xhaxhollari, pronar i lokalit “Viva” dhe Fatjon Skënderi.
Ndërkohë po sot Fation Skënderi, i njohur si Toni – njeriu i akuzuar nga Tom Doshi se shërbeu si ndërmjetës në atentatin e planifikuar ndaj tij, ka mbërritur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se Skënderi, një nga njerëzit kyç të kësaj çështjeje ka ardhur më parë nga Gjermania dhe është paraqitur sot në prokurori për të dhënë dëshminë e tij rreth akuzave që janë ngritur nga Doshi.
ORA 9:10 Sot, i pari që ka mbërritur për të dhënë shpjegime është Fation Skënderi, njeriu që në video identifikohet si “Fationi i servisit ose Toni”.
Ai do të dëshmojë para prokurorëve Manjola Kajana dhe Përparim Kulluri. Thuhet se ai i ka shpëtuar një atentati para disa muajve dhe kjo është arsyeja që e ka bërë atë të ikë jashtë vendit. Pritet që seanca e pyetjeve ndaj tij të jetë e gjatë. Ai ka hyrë me shpejtësi në Prokurori i shoqëruar nga vetëm një person, duke shmangur kontaktet me gazetarët.
Së pari, ai do të flasë për njohjen që ka me deputetin Tom Doshi, atentatorin Durim Bami, që në dijeninë time, – tha Lala,- rezulton se e njeh; njohjen me kryeparlamentarin Ilir Meta; njohjen me personat e permenduar në video, përfshirë edhe prokurorin Eugen Beci.
Vetëm deputeti Tom Doshi pretendon se ka pasur një atentat ndaj tij dhe deri tani, e vetmja dëshmi që e mbështet atë është ajo e nipërve të tij dhe e ish-ministrit Dritan Prifti. Kurse, zyrtarët e lartë të shtetit, që dëshmuan më parë, kanë mohuar të kenë prova për këto atentate. Kështu që mbetet që dëshmitari i sotshëm Fation Skënderi të zbardhë shumë pikëpyetje mbi atentatin e pretenduar ndaj deputetëve Doshi e Fufi,” – nënvizoi gazetarja.
Fation Skënderi mohoi që të ketë lidhje me çështjen “Doshi”
Në një intervistë nga Gjermania, për një të përditshme në Tiranë, ‘Toni’ ka mohuar të ketë lidhje me çështjen “Doshi”, ndërsa i ka cilësuar akuzat ndaj tij si një skenar të fëlliqur.
“Me videoregjistrimin e transmetuar në sfondin e të cilit duken Durim Bami nga njëra anë dhe nga ana tjetër z.Tom Doshi që e pyet, jam njohur ditën që u transmetua në Tv. Jam çuditur dhe jam shokuar për përfshirjen e personit tim aty, si dhe për mënyrën e formulimit të asaj bisede, e cila nuk mund të jetë gjë tjetër përveçse një intrigë, të cilën unë e hedh poshtë me neveri. Dikujt i interesonte që Toni të vritej. I vdekuri nuk flet dhe merr me vete çfarëdo që t’i hedhësh dhe për këtë u zgjodh edhe videoja. Kanë menduar se Toni i vdekur nuk do fliste më.”-deklaroi Skënderi