Home ShowBiz Klaudia Pepa shpallet balerina me “Seksi” te Amici

Klaudia Pepa shpallet balerina me “Seksi” te Amici

791
0

klaudia-pepaSex Symboli i “Amiçi” 2015, një balerinë shqiptare me personalitet të fortë dhe bukuri të pakundërshtueshme”- e konsiderojnë portalet italiane, 23-vjeçaren shqiptare. Bëhet fjalë për Klaudia Pepën, balerina e parë që u pranua te serale-t në skuadrën e bardhë, me trajnere Emma Marrone, skuadër e zgjedhur nga vetë balerina shqiptare.

E talentuar, simpatike dhe e sigurt në vetvete, Klaudia është shumë e famshme në Shqipëri, por prej afro 1 viti ka zgjedhur të provojë suksesin në Itali, për të filluar udhëtimin e saj në gjithë botën, për të përhapur talentin e saj në kërcim. Por jo të gjithë e dinë- shkruan portali italian, se balerina 23-vjeçare nuk është vetëm e lidhur me kolegun e saj Albi Nako, por madje ata janë të martuar.

Çifti është martuar në fillim të korrikut të 2013-tës dhe duke pasur parasysh famën e tyre në Tiranë, ceremoninë e zhvilluan edhe në televizion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here