Policia ruse ndaloi sot liderin opozitar Alexei Navalny teksa po dilte nga shtëpia për protestën anti-Kremlin në Moskë, njoftoi gruaja e tij, e cila bëri thirrje që demonstrata të vazhdonte sipas planifikimit.
Navalny ka bërë thirrje për protesta masive në Moskë dhe qytete të tjera kundër asaj që quan sistem të korruptuar të liderit Vladimir Putin.
“Alexei u arrestua në hyrje të ndërtesës sonë. Ai më tha që planet e protestës mbeten të pandryshuara,” njoftonte gruaja e tij, Yulia, në mediat sociale.