Për shkak se daja i së dashurës ja kishte zbuluar lidhjen e dashurisë, një 40-vjeçar bën masakër në Korçë, duke vrarë 4 persona.
Ngjarja makabre, me bilanc 4 viktima, e mpleksur me lidhjet jashtëmartesore, ndodhi mbrëmjen e djeshme (7 janar 2014) në fshatin Gjonomadh të Korçës.
Sipas policisë 40-vjeçari Bashkim Latollari vrau bashkëshortët Rexhep dhe Valentina Metollari si dhe çiftin Belimon dhe Danjela Meçollari.
Këta të fundit u masakruan në sy të fëmijëve 4 dhe 6 vjeç, por ishin në gjumë në çastin kur u qëlluan.
Sipas policisë Bashkim Latollari ka vrarë me armë zjarri tip pushkë fillimisht dajën dhe nusen e tij, Rexhep dhe Valentina Metollari dhe më pas ka shkuar në banesën e Belimon Meçollarit, ku e vrau bashkë me bashkëshorten, Danjela Meçollari në sy të dy fëmijëve të mitur 4 dhe 6 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka motive xhelozie.
Sipas policisë autori i ngjarjes dyshohet të ketë pasur një lidhje intime me Danjela Meçollarin. Policia dyshon se 40-vjeçari Latollari mendohet se ka vrarë çiftin Metollari pasi këta të fundit kanë zbuluar lidhjen e tij me Danjela Meçollarin ndërsa më pas ka shkuar në shtëpinë e të dashurës dhe nga dritarja ka qëlluar atë dhe bashkëshortin duke i lënë të vdekur në sy të fëmijëve.
Fillimisht u raportua se çifti Meçollari u gjet i vdekur në aksin rrugor Korçë-Voskopojë pranë fshatit Gjonomadh ku banonin, nga kalimtarë të rastit.
Por pasi policia mbërriti në vendngjarje u vërtetua se të dy çiftet janë vrarë në banesat e tyre dhe më pas janë tërhequr dhe janë hedhur në anë të rrugës. Pasi ka kryer vrasjet autori Bashkim Latollari është dorëzuar te kryeplaku i fshatit dhe ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë. Policia bën me dije se vëllai i autorit ka vrarë një efektiv policie në vitin 1997.
LATOLLARI NJIHEJ SI PERSON I RREZIKSHEM
Bashkim Latollari njihej si person me rrezikshmëri shoqërore në fshatin e tij Gjonomadh. Disa herë ai kishte krijuar probleme atje, si për lidhjen intime me Danjelën, ashtu edhe për konsumimin e tepërt të alkoolit. Ndërkaq, ai ishte akuzuar nga bashkëfshatarët e tij edhe për disa grabitje të bagëtive që kishin ndodhur atje.
Familja Metollari
Rexhep Metollari u dënua nga Gjykata e Korçës me 25 vjet burg dhe doli prej tij në vitin 2011. Metollari akuzohet për vrasjen e një kushëriri të tij për çështje pronësie. Valentina Metollari u dënua nga Gjykata e Korçës me 20 vjet burg për vrajsen e kushëririt të bashkëshortit të saj.
Familja Metollari jetonte në një fshat të qytetit të Korçës. Gjithsej ishin tetë anëtarë. Fëmijët mes njëri-tjetrit kishin diferencë fare të vogël moshe. Rexhepi ishte nga Korça, ndërsa Valentina nga qyteti verior i Pukës. Sipas prokurorisë, çifti Metollari vret një kushëri dhe e pranon krimin para gjykatës.
Të dy dënohen me vendime të ashpra dhe përfundojnë në qeli, duke lënë gjashtë fëmijët në pikë të hallit. Ata kalojnë në shtëpinë e fëmijës. Me kalimin e viteve fëmijët e vegjël rriten dhe tre prej tyre detyrohen të largohen nga shtëpia e fëmijës. Njëri emigron në Itali, tjetri përfundon ushtar dhe një i tretë në një shoqatë bamirërsie për fëmijë. Ndërkohë që dy prindrit vazhdojnë të vuajnë për krimin e kryer para disa vitesh.
SI U MESUA NGJARJA ORE PAS ORE PASDITEN E 7 JANARIT 2014
ORA 22:00 – AUTORI KA TENTUAR TË DIVORCOJË TË DASHURËN E MARTUAR
Prokurori i rrethit Korce, Alket Mersini, i cili ndodhet ne vendngjarje dhe ka marre drejtimin e hetimit per vrasjen e katerfishte, ne bashkepunim me policine. Sipas tij, dyshimet paraprake jane per nje lidhje jashtemartesore te autorit me nje prej viktimat. Autori i vrasjeve ka tentuar te divorcoje nenen e dy femijeve nga bashkeshorti, por pa ia arritur qellimit. Per me teper ka hasur ne rezistencen edhe te dajes se vajzes, te cilin e ka vrare bashke me te shoqen pak minuta pasi ka vrare ciftin e ri.
ORA 21:35 – BASHKIM LATOLLARI, NJERI PROBLEMATIK NË FSHAT
Siç informon korrespondentja e “A1 Report: në Korçë, Ledjona Xheladinaj, duke iu referuar burimeve të policisë, Bashkim Latollari njihej si njeri problematik në fshat, pasi ai pinte alkool apo vidhte.
ORA 21:15 – GJENDEN DY KUFOMA TË TJERA, EDHE DAJA ME GRUAN E AUTORIT, GJITHSEJ 4
Nuk kalojnë shumë minuta dhe policia gjen edhe dy viktima të tjera që kanë një autor: Bashkim Latollarin. Janë daja i Belimon Meçollarit me bashkëshorten e tij: Rexhep dhe Valentina Metollari.
ORA 21:00 – ÇIFTI MEÇOLLARI ËSHTË VRARË NË SY TË FËMIJËVE TË MITUR
Sic raporton Lediona Xheladinaj nga Korça, çifti i bashkeshorteve Meçollari eshte vrare ne shtepine e tyre ne syte e femijeve, e me pas kufomat e tyre jane hedhur ne rruge.
ORA 20:00 – GJENDEN TË VRARË NË ANË TË RRUGËS KUFOMAT E DY BASHKËSHORTËVE
Gjenden kufomat e dy bashkëshortëve në fshatin Gjonomadh, në aksin rrugor Voskopojë-Korçë.
Gjetja e kufomave është raportuar nga policia sot në mbrëmje rreth orës 20:00 dhe ka qenë meritë e kalimtarëve të rastit.
Sipas policisë, kufomat iu përkasin bashkëshortëve Belimon dhe Daniela Meçollari, të cilët sipas policisë janë vrarë nga një i afërmi i tyre, 34-vjeçari Bashkim Latollari, e më pas janë hedhur në anë të rrugës.
Pak më vonë pas lajmit të vrasjes dhe shpalljes në kërkim të autorit policia dha edhe lajmin e kapjes së Latollarit.
Vëllai i Bashkim Latollarit në vitin 1997 dihet se ka vrarë një polic.
Policia ndërkohë gjendet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e vrasjeve.