Home Kosova Tadiç viziton Kosovën, arrestohen 6 aktivistë të Vetëvendosjes

Tadiç viziton Kosovën, arrestohen 6 aktivistë të Vetëvendosjes

884
0

Gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar të premten në magjistralen Prishtinë-Besianë. Sipas zëdhënësit të kësaj lëvizjeje, Erzen Vraniqi aktivistët u arrestuan sot rreth orës 10:30 në rrugën Prishtinë-Besianë.

Ndërkaq, Dardan Mulliqaj nga po kjo lëvizje, ka thënë për se arrestimi i këtyre gjashtë aktivistëve është bërë pasi Vetëvendosje kishte organizuar bllokimin e rrugës Prishtinë-Merdare, në shenjë proteste ndaj vizitës së Presidentit serb, Boris Tadiç, ambasadorit rus dhe atij bjellorus.

“Pushteti është organizuar në shërbim të tij dhe në këtë mënyrë janë arrestuar gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë qenë në një kombi-bus”, ka thënë Mulliqaj, duke shtuar se aktivistët tjerë, të vendosur në pika tjera, nuk janë prekur.

Ai ka shtuar se aktivistë të tjerë janë të pozicionuar në lokacione të ndryshme në pritje të ardhjes së presidentit Tadiç dhe do të tentojnë të bllokojnë eskortën e tij.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka bërë me dije se Tadiç ka kaluar pikën kufitare në Merdare. Pas kësaj pritet që me helikopter ai të transportohet për në Manastirin e Deçanit për kremtimin e Krishtlindjes ortodokse

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here