Bashkim Latollari autori i masakrës së mbrëmjes së 7 janarit 2014 në fshatin Gjonomadh të Korçës ka dëshmuar në polici arsyen që e kishte nxitur.
Shkak ka qenë zbulimi i lidhjes jashtëmartesore që ai kishte pasur me Danjela Meçollarin, nga daja i bashkëshortit të Danjelës, Rexhep Metollari. Ky i fundit sipas dëshmisë së 40 vjeçarit kishte ndërhyrë për të ndërprerë këtë lidhje.
“Ka qenë daja i Belimonit, Rexhep Metollari, i cili ka marrë vesh për lidhjen tonë, dhe ka ndërhyrë për të na ndarë. Unë e doja Danjelën dhe doja të kisha një fëmijë me të” – mësohet të ketë thënë në polici, gjatë marrjes në pyetje Bashkim Latollari.
I ATI I REXHEP METOLLARIT: DUA DREJTESI, MI VRAU NE SY TE FEMIJEVE
Ndërkohë i ati i Rexhepit i cili ka humbur djalin dhe nusen, dhe tashmë i duhet të rrisë dy fëmijët jetimë kërkon drejtësi.
Djalin ma vranë në sy të fëmijëve dhe unë dua drejtësi. Djali im nuk kishte asnjë konflikt me autorin dhe shkonte mirë me gruan e tij”, ka thënë Meçollari.
VRASJA MBREMJEN E 7 JANARIT 2014
Sipas policisë Bashkim Latollari ka vrarë me armë zjarri tip pushkë fillimisht Belimon dhe Danjela Meçollarin dhe më pas ka shkuar në banesën e dajës së Belimonit, Rexhep Metollarit duke e ekzekutuar këtë të fundit dhe bashkëshorten Valentina Metollari. Mësohet se vrasja e Belimon dhe Danjela Meçollarit ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur 4 dhe 6 vjeç.