Home Bota SHBA, shkarkohet prokurori Bharara pas refuzimit të telefonatës së Trump

SHBA, shkarkohet prokurori Bharara pas refuzimit të telefonatës së Trump

547
0

Prokurori i New York, Preet Bharara njoftonte sot se ishte shkarkuar pas marrjes së disa telefonatave të çuditshme nga presidenti  Donald Trump të cilat sipas tij kalonin kufijtë e zakonshëm që ndajnë degët ekzekutive dhe hetimet e pavarura kriminale.

Bharara tha se ishte shkarkuar pas refuzimit të telefonatës ë tretë nga presidenti.

Bharara ishte një i emëruar i administratës Obama që kishte shërbyer si krye-prokuror në Manhattan, ndërsa u shpreh se kishte pasur miqësi më Trump por lidhjet e tyre merrnin kuptim tjetër pas ardhjes së tij në zyrën e presidentit.

“Gjatë shtatë e gjysëm viteve në zyrë Presidenti Obama nuk më ka telefonuar asnjë herë,” tha ai, duke shtuar se posti i tij ishte i tillë që nuk pranonte raporte personale me presidentin.

Zhvillimi vjen disa ditë pas dëshmisë në Senat të ish-kreut të FBI, James Comey, i cili tha se Trump kishte kërkuar edhe prej tij garanci për besnikëri gjatë hetimeve.

Previous articleDisa rregulla të thjeshta për të shmangur rrudhat nga fytyra juaj
Next articlePolicia ruse arreston kritikun e Putin, Navalny para protestës së Moskës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here