Home Kulture Zbulohet këmba e bronzit, Apoloni

Zbulohet këmba e bronzit, Apoloni

866
0

Nëntoka e Apolonisë se lashte ofron surprizën e radhës. Pas statujës se atletit, arkeologet shqiptare dhe franceze kane nxjerre ne drite një këmbe prej bronzi e zbukuruar ne te dyja anët. Ashtu si edhe statuja ajo u gjet ne një nga kanalet anësore mes vilave romake. Gjetja e rralle sipas arkeologeve vërteton se ne qytetin antik te Apolonisë ka ekzistuar një shkolle për skulpturat e këtij lloji. “Ky është zbulim ne zonën G. Këmba është pjese e një shtatoreje mashkulli e mbetur gjate shkëputjes ne kanalin anësor te viles ne kohen kur banoret kane braktisur qytetin. Këmba i përket një shtatoreje rreth dy metra te larte dhe daton ne shekullin e pare te erës sonë. Ky zbulim tregon për ekzistencën e shkollës se skulpturës ne Apoloni” – ka shpjeguar Zhan Lyk, drejtues i Ekspeditës. Ndërkohë statuja e atletit e zbuluar javën e kaluar ne Apoloni është dërguar ne qendrën e studimeve albanologjike për t’iu nënshtruar një restaurimi si dhe studimi te hollësishëm. Ajo u cilësua nga specialistet e kësaj fushe si zbulimi me i madh i 50 viteve te fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here