Home Kulture Krijohet çmimi “Rona Nishliu Awards”

Krijohet çmimi “Rona Nishliu Awards”

618
0

rona-nishliuZëri i këngëtares Shqiptare me origjinë nga Kosova, e cila mori pjesë në “Eurovizion” me këngën “Më lini të qaj”, me sa duket ka bërë përshtypje tejet pozitive dhe kjo tregohet në krijimin e një çmimi special, i cili është quajtur “Rona Nishliu Awards”.
Ky do të jetë një çmim i cili do të jepet në çdo edicion të Eurovizionit, për këngëtarin me vokalin më të mirë. Ky çmim është krijuar para dy vitesh, por vetëm sot është marrë vesh nga këngëtarje e cila ka shkruar si më poshtë në rrjetin social Facebook.
“Shume këndshëm! wiwiblogs paskan krijuar që prej dy vitesh çmimin për nder të performancës sime në Eurovision ’12. Tani e tutje çdo këngëtar me performancë të fuqishme vokale shpërblehet me çmimin Rona Nishliu Award for Best live Vocal (Çmimi Rona Nishliu për Performancën më të mirë Vokale Live) Falemnderit WIWI – JU DUA”, shkruan Rona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here