U hap në Tiranë Konsullata e Nderit e Pakistanit. I emëruar pak muaj më parë si Konsulli i Nderit i Pakistanit në vendin tonë Sejhan Penxhabllëgil ka filluar zyrtarisht detyrën e tij.
Penxhabllëgil është gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i një ndër bankave private më të mëdha në vend. Ai është fëmijë i një nëne shqiptare dhe me baba pakistanez dhe ka më shumë se 15 vjet që banon në Tiranë.
Në ceremoninë e rastit ai u shpreh se, do të përpiqet të forcojë më shumë marrëdhëniet mes dy shteteve. Konsullata do të ketë selinë e saj në bulevardin “Zhan D’Ark” në Tiranë.