Home Aktualitet Tirane, vrasje me arme zjarri ne zonen e ish-Bllokut

Tirane, vrasje me arme zjarri ne zonen e ish-Bllokut

575
0

1458163702polpolVrasja e një personi mbrëmjen e sotme tek zona e ish-Bllokut ka qenë ngjarja kriminale e radhës për të mërkurën, pas dy atentateve të mëhershme.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se një 35-vjeçar ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri, të ndodhur në rrugën “Nikoll Tupe”.

Uniformat blu që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes e kanë identifikuar viktimën si shtetasin Ajet Zeqaj, nga fshati Qesarat i Tepelenës.

Nga kontrollet ka rezultuar gjithashtu se 35-vjeçari kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca. Atentati me një breshëri plumbash ka shkaktuar panik tek kalimtarët që në atë orë kanë qenë të shumtë, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën.

Atentati i sotëm dyshohet se ka lidhje me pazare të drogës. Zeqaj u qëllua me pistoletë me silenciator pasi doli nga një pikë bastesh sportive, ku po ndiqte ndeshjen e mesjavës. Sipas Policisë atentati ndaj tij ishte i organizuar.

Më herët gjatë ditës, një atentat i ngjashëm iu bë një biznesmeni tek Komuna e Parisit, po në kryeqytet, ndërsa një sasi eksplozivi shpërtheu në një subjekt privat në periferi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here