Moti i keq ka pezulluar lundrimet në Portin e Vlorës. Tragetet e linjës Vlorë-Brindizi janë urdhëruar të qëndrojnë jashtë kalatës së portit.
Erërat e forta dhe deti me dallgë nga 5-6 ballë në gji, dhe 6-7 ballë në det të hapur, ka detyruar tragetet të qëndrojnë në radë, ndërsa janë ndaluar edhe lëvizjet e anijeve të peshkimit.
Burime nga Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmojnë se, kjo situatë vazhdon prej orëve të para të mëngjesit. Të dy tragetet e linjës Vlorë-Brindizi qëndrojnë në radë, por nuk kanë pasagjerë në bord, pasi të dielën nuk ka pasur udhëtime.
Urdhri për të qëndruar në radë ka ardhur për të evituar çdo problematikë të mundshme, apo edhe një përplasje të trageteve me kalatën e portit.