Home Sport Roma nuk njeh humbje

Roma nuk njeh humbje

666
0

romaRoma nuk njeh humbje dhe kundërshtar këtë edicion në Seria A, pasi ka siguruar edhe fitoren e 10-të në po 10-të ndeshjet e para që janë zhvilluar në kampionatin italian të futbollit.

Preja e radhës e Romës këtë javë ka qenë ekipi i Kievos që është mundur në ‘Olimpico’ me rezultatin minimal 1-0, por që vlen tre pikë dhe një tjetër rekord. Roma ka dominuar krejtësisht pjesën e parë të ndeshjes, teksa Keivo vetëm është mbrojtur duke mos arritur të rrezikojë asnjëherë seriozisht ekipin vendas.

Në pjesën e dytë futen në lojë Florenzi dhe Balzaretti. Ishte pikërisht Florenzi ai që asiston për Borriellon në minutën e 68’ për t’i dhënë epërsinë minimale Romës.

Për rezultatet e Romës vlen që të theksohet edhe puna mjaft e mirë që ka bërë trajner Garcia. Roma pozicionohet e para pas 10 javësh me 30 pikë gjithsej, ndërsa Chievo në të fundit me 4 pikë të fituara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here