Home Aktualitet Ekzekutohet 38-vjecari, deshmoi kunder vrasesit Gjin Nika

Ekzekutohet 38-vjecari, deshmoi kunder vrasesit Gjin Nika

718
0

vrasjeKonflikti i bandave të kromit në Bulqizë është pista kryesore e hetimit për vrasjen me dhjetë plumba të Shkëlzen Lekës, i njohur si dëshmitari kyç në çështjen kundër të fortit të Bulqizës, Gjin Nika, i vrarë në 2013. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet rreth orës 19:00, pranë rrugës “Kavajës”, teksa 38-vjeçari ndodhej në një lokal.

Leka, është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të cilët lëviznin me motor, të cilët janë larguar më pas nga vendi i ngjarjes, drejt pallateve të rrugës “Islam Alla”.

Atentatorët kanë përfituar nga errësira dhe kushtet e vështira atmosferike, duke qëlluar drejt 38-vjeçarit plot 10 herë, ku 8 prej plumbave viktima i ka marrë në kokë, duke u plagosur rëndë. Ndonëse i riu u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë pa hyrë në sallën e operacionit.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh, pasi 38-vjeçari Shkëlzen Leka nga Bulqiza fillimisht ka qenë pjesë e grupit të Gjin Nikës, dhe më pas ka dëshmuar në polici kundër tij. Disa vite më parë, vëllai i tij Alban Leka, mbeti i plagosur pas një konflikti me Nikën.

Gjin Nika, që njihej ndryshe si “kapoja i periferisë së Tiranës”, mbeti i vdekur në një atentat në Urën e Tapizës, ku dy persona i zunë pritë.

Nika, njihej si vrasës me pagesë, gjobëvënës dhe person që merrte haraç tek biznesmenët e kromit dhe dyshohet se pjesë e grupit të tij ishte edhe Leka.

Ekspertët e kriminalistikës sekuestruan në vendngjarje mbi 8 gëzhoja pistolete dhe dëshmitë se autori i vrasjes që dyshohet me paramendim, ishte një person i maskuar.

Policia shoqëroi menjëherë gjithë dëshmitarët okularë në vendngjarje dhe rreth 15 persona të tjerë, të cilët mund të japin të dhëna të vlefshme për hetimin dhe po punon për identifikim e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Deklarata e Ministrisë së Brendshme për ngjarjen
Në orën 18:42 minuta Salla operative e Policisë së Tiranës ka marrë njoftimin për një ngjarje kriminale të ndodhur në rrugën “Islam Alla”, në kryeqytet.

Menjëherë janë organizuar dhe dërguar shërbimet policore pranë vendit të ngjarjes, ku u konstatua dhe u morën masat për shoqërimin për ndihmë mjekësore, të të plagosurit Shkëlzen Leka, banues në Babru të Tiranës.

Një patrullë e Policisë e ka dërguar atë në spital, por 38-vjeçari ka ndërruar jetë pa hyrë në sallën e operacionit.

Ekspertët e kriminalistikës sekuestruan në vendngjarje mbi 8 gëzhoja pistolete dhe dëshmitë se autori i vrasjes që dyshohet me paramendim, ishte një person i maskuar.

Policia shoqëroi menjëherë gjithë dëshmitarët okularë në vendngjarje dhe rreth 15 persona të tjerë, të cilët mund të japin të dhëna të vlefshme për hetimin dhe po punon për identifikim e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here