Kreu i grupit kuvendor te PS-se, duke folur ne seancen e sotme plenare, e para per kete sesion parlamentar ka kerkuar nga mazhoranca te lejoje hetimin e zgjedhjeve, pasi vetem ne kete menyre provohet legjitimiteti i qeverise.
Ruci e ka quajtur sesionin e shkuar parlamentar nje deshtim total dhe per t’u harruar, nderkohe qe ka theksuar se vendi eshte zhytur ne nje krize totale, e cila ndihet prej kujto jashte salles se parlamentit.
Ai ka deklaruar se PS e ka hedhur në tryezë ofertën e saj për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar me shumicë dhe drejtim nga opozita, ndërsa për fletët e votimit, të pranohet cdo opinion që do të japë Komisioni i Venecias.
“Kohë për të humbur nuk ka, në të kundërtën nuk do të kemi asnjë ofertë për ju, por vetëm ofertën për cdo shqiptar të ndershëm që do të futet në aksionin tonë dhe që do të ndalojë vetëm kur garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Ruci.
Kreu i grupit kuvendor te PS-se, numeroi nje nga nje gjithe problemet me te cilat perballet sot vendi dhe gjithe problemet qe vuajne perdite shqiptaret.
“Shqiptaret vriten ne rruge, ne pushime, ne biznese, ne rruge”- ka thene Ruci, duke kujtuar se niveli i sigurise ne vend eshte ne kushte alarmante.
Sipas tij, shqetesuese eshte rritja e papunësisë, ne nje kohe qe qeveria sipas tij propogandon arritje dhe suksese, duke gënjyer hapur qytetarët shqiptarë.
“Pranoni se jemi të fundit në Evropë për liberalizimin e vizave dhe tregojini shqiptarëve të vërtetën se qeveria është e fundit në përmbushjen e reformave. Kërkojini falje qytetarëve shqiptarë për pengesën që i keni sjellë në lëvizjen e lirë”, tha Ruçi.
Pas fjales se Ruçi ka reaguar kryeministri Sali Berisha. Ai e ka quajtur nje ekspoze te zeze ate qe prezantoi opozita ne fjalen e kreut te grupit te vet kuvendor, Rucit.
Sipas Berishes, PS-ja nuk shikon dot arritjet dhe progresin e madh qe eshte bere, pasi eshte ziliqare, nderkohe qe nuk e do as trnsparencen, sepse ka frike nga humbja.
“Urdhëroni të ngremë komisionin hetimor parlamentar dhe ju të keni kryesimin dhe shumicën e tij. Të fillojmë që nesër hetimin e të gjitha cështjeve që ju keni shtruar. Ne jemi gati për cdo rinumërim votash që thotë Gjykata Kushtetuese, për shenjtërinë e të cilës ju betoheni natën dhe e shkelni ditën. Ju nuk doni të zbuloni të vërtetën, sepse dikush te ju vuan nga kompleksi i humbjes. Mazhoranca është e hapur, por nuk mund të lejojë mosrespektimin e shtetit ligjor”, tha Berisha.
Sesioni i ri parlamentar nis nderkohe qe ende nuk ka gjetur zgjidhje kriza politike ne vend dhe PS-ja ka vendosur vazhdimin e marredhenies se kushtezuar me Kuvendin.
Seanca nisi në orën 12.00 të ditës së sotme. Kalendari i punimeve parashikon ceremoninë hapëse të sesionit të ri, ku pershendeti Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Si pikë e dytë është parashikuar miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 6 shtator – 4 nëntor 2010, si dhe të kalendarit tre javor të punimeve (6-23 shtator). Konferenca e Kryetarëve e cila u mblodh ditën e enjte përfshiu në kalendarin tre javor të punimeve të parlamentit 25 projektligje.
Që në fillim të punës së Kuvendit mazhoranca do të sfidojë opozitën duke përfshirë në kalendar ligjin e SHISH apo miratimin e mbi 20 projektligjeve të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar. Nga ana tjetër opozita ka deklaruar se nuk do të miratojë asnjë nismë të qeverisë nëse kjo e fundit nuk do të pranojë më parë hetimin e zgjedhjeve të kaluara parlamentare.
PS: Marredhenie e kushtezuar me Kuvendin
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të vijojë marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin e Shqipërisë edhe gjatë këtij sesioni parlamentar deri në arritjen e një konsensusi për Komisionin Hetimor. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, deputetët socialistë do të mblidhen përpara seancës plenare në selinë rozë për të diskutuar mbi aksionin politik, që do të ndiqet gjatë pjesëmarrjes së tyre në Kuvend. Megjithëse në seancën e sotme është parashikuar vetëm hapja e sesionit të ri parlamentar, votimi i kalendarit të punimeve të Kuvendit, socialistët pritet që përmes përfaqësuesit të tyre të shprehin qëndrimin e tyre mbi situatën aktuale politike. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se megjithëse ndodhemi tre muaj pas përfundimit të sesionit të dytë parlamentar, situata politike vijon të mbetet e njëjtë dhe kjo do të thotë, që edhe në këtë sezon të ri politik Partia Socialiste do të mbajë të njëjtin qëndrim. Vijimi i këtij aksioni politik do të konfirmohet edhe në mbledhjen e sotme nga zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.
Ndonëse mazhoranca do të tentojë të kalojë disa ligje të mbaruara nga sesioni i kaluar parlamentar, të cilat kërkojnë një shumicë të cilësuar, deputetët socialistë nuk do të japin konsensusin e tyre mbi këto ligje. Të njëjtat burime nga Partia Socialiste theksojnë se pa nisjen e hetimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit mazhoranca duhet të harrojë, që grupit Parlamentar Socialist të japë votat. Krahas apelit të mazhorancës për të dhënë votat ndaj ligjeve me shumicë të cilësuar, zyrtarët socialistë janë të vendosur për t’i shkruar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre. Nga foltorja e parlamentit deputetët socialistë do të vijojnë të apelojnë për transparencën e zgjedhjeve të fundit parlamentare, në kushtet kur koha është tepër e kufizuar dhe po afrojnë zgjedhjet vendore. Për socialistët, hetimi i zgjedhjeve të shkuara është një garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Hetimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare janë kërkuar jo vetëm nga opozita, por edhe nga ndërkombëtarët.