Home Aktualitet Miratohet opinioni i KE për liberalizimin e vizave me Shqipërinë

Miratohet opinioni i KE për liberalizimin e vizave me Shqipërinë

659
0

Komisioni i politikes së jashtme në Parlamentin Europian miratoi sot me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, projekt/raportin e paraqitur nga europarlamentarja Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Votimi i sotëm në Komisionin e politikës së jashtme është një ndër votimet paraprake të draft/raportit, i cili pritet të kthehet në raport në votimin e Parlamentit Europian më 15 shtator.

Në Parlamentin Europian nevojitet një votim i thjeshtë, në mënyrë që procesi i liberazimit të ecë përpara për të mbërritur në vendimin më të rëndësishëm që pritet të marrë Këshilli i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian ne 9 nentor, që duhet të vendosë nëse Shqipëria do të përfitojë nga liberalizimi i vizave apo jo brenda këtij viti.
Në këtë Këshill nevojiten 2 të tretat e anëtareve, pra 22 nga 27 anëtarë që Shqipëria më pas të përfitojë nga liberalizimi i vizave përpara ndërrimit të viteve.

Përfaqësuesit europianë që inspektuan Shqipërinë gjatë verës së këtij viti vlerësuan se një pjesë e madhe e kushteve teknike është përmbushur por se ende duhet bërë kujdes me sigurimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe përgjimin e rrjeteve kriminale. Vlerësimet e tyre u paraqitën javën e kaluar përpara komisionit të drejtësisë dhe ceshtjeve të brendshme.

Rezultatet e komisionit vëzhgues kompletojnë raportin e eurodeputetes Tanja Fajon që thekson se Shqipëria ka bërë progres në përmbushjen e kushteve kryesore për heqjen e regjimit të vizave, por vendi duhet të vazhdojë përpjekjet në luftën ndaj korrupsionit, integrimin e të riatdhesuarve si dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here