Home Politike Falja e te denuarve,Nishani: 13 te denuar nuk permbushin kriteret.

Falja e te denuarve,Nishani: 13 te denuar nuk permbushin kriteret.

693
0

presideRreth 13 të dënuar me burg që i kanë bërë kërkesë presidentit Nishani për falje, pritet të marrin “dhuratë” refuzimin e kërkesës së tyre. Burime nga Presidenca pohojnë për “GSH” se në institucionin e tyre kanë mbërritur 13 kërkesa për falje dënimi, kërkesa që janë përcjellë nga Ministria e Drejtësisë. Të njëjtat burime konfirmojnë faktin se asnjë prej këtyre të dënuarve që kërkojnë falje nuk përmbushin kriteret ligjore për të përfituar falje. Madje, Presidenca zyrtarisht konfirmon se Ministria e Drejtësisë secilës dosje i ka bashkangjitur një shkresë, përmes së cilës kërkon të refuzohen kërkesat për falje, me arsyetimin se të dënuarit apo të dënuarat nuk plotësojnë kriteret ligjore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here