Facebook mund të duket disi ndryshe për disa persona. Kjo pasi ata janë nga të paktët njerëz me fat që kanë aksesin në një News Feed të dytë, që rrjeti social e ka në testim.
Kjo e re ju lejon të bashkoni të dy faqet, një farë Home Feed dhe një lloj të ri Explorer Feed.
Funksioni Explorer tregon foto dhe video edhe nëse ju nuk keni pëlqyer apo keni bërë mik një botues. Facebook i gjeneron ato në bazë të preferencave tuaja personale dhe gjërave që miqtë tuaj kanë pëlqyer apo parë.
Për videot, për shembull, do ju tregojë saktësisht se sa prej miqve tuaj e kanë parë klipin. Kjo është një përpjekje që të shihni gjëra të reja jashtë rrethit tuaj në Facebook.
Përdoruesit e iPhone mund të kenë parë diçka ndryshe që nga janari, por ata të Androdi duhet të presin për ndryshimet në fillim të javës që vjen.
Megjithatë Facebook nuk ka konfirmuar ende se kur do të vendosë funksionin Explorer për të gjithë. Por ka bërë disa përditësime të rrjetit social këtë javë.