Home Shendetesi 41-vjecari humb jeten nga Malarja.

41-vjecari humb jeten nga Malarja.

712
0

spitali infektivNë familjen e varfër të të riut që humbi jetën si pasojë e Malarjes,Ridvan Kate ka pllakosur zija.Në një zonë periferike të qytetit ,pranë stacionit të trenit,hyjnë e dalin shumë njerëz të cilët ngushëllojnë familjarët e tij.Ridvani jetonte vetëm me njërin prej vëllezërve të tij.Familjarët shprehen se 41 vjecari beqar, kishte 6 muaj që ishte nisur në drejtim të Guinesë Ekuatoriale së bashku me persona të tjerë nga Shqipëria për të punuar në ndërtim në sektorin e kartoxhesit,që është ai i zbukurimeve me allci.

Ditën e premte ai kishte mbërritur nëpërmjet Rinasit dhe më pas kishte ardhur në Vlorë ku është pritur nga familjarët e tij.Një ditë më pas ,ai nuk ishte ndjerë mirë dhe ishte ankuar se ndihej i këputur por kishte menduar se i vinte prej lodhjes së rrugës dhe udhëtimit prej disa orësh në avion dhe e ka neglizhuar vizitën në spital edhe pse i vëllai i tij kishte këmbngulur për ta bër një gjë të tillë.Sipas të vëllait të Ridvanit ,dy dit pasi ishte kthyer,ditën e dielë Ridvani ishte përkeqsuar dhe kishte humbur ndjenjat.Menjëherë është transportuar për në spitalin e Vlorës ku pasi është përmëndur nuk ka arritur dot të komunikojë me mjekët dhe ka rën në komë.

Mjekët i kanë prerë shpresat duke i thënë se 41 vjecari kishte malarie dhe se ajo ishte në një shkallë shumë të avancuar për këtë arsye duhet të nisej për në tiranë.Pasi ka mbërritur në kryeqytet sëbashku me disa të afërm,Ridvani ka vijuar të qëndrojë në koma deri të mërkurën në orën 7 e 30 të mëngjesit kur ka humbur dhe jetën.Familjarët shtojnë se ai i ka njoftuar ata se ishte prekur njëherë më parë në fillim kur kishte mbërritur nga malaria por pasi kishte qëndruar 3 ditë nën mjekime ,kishte arritur që ta kalonte sëmundjen.Ndërkohë që këtë herë sipas tyre ,Maarja duhet të ketë bër një zgjim të menjhershëm ndoshta për shkak të ndryshimit të klimës ,duke e cuar 41 vjecarin brënda 4 ditëve në vdekje,një formë kjo shumë agresive e sëmundjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here