Home Aktualitet Aksident tragjik në Shkodër, vdesin 4 adoleshentë

Aksident tragjik në Shkodër, vdesin 4 adoleshentë

632
0

kamionNjë aksident tragjik në aksin nacional Lezhë-Shkodër i mori jetën katër adoleshentëve nga qyteti i Shkodrës. Një tjetër person ndodhet në gjendje kritike për jetën nga aksidenti që u shënua rreth orës 01:02:00 të së martës (22 tetor 2013) . Automjet tip ‘BMW’ me targë SH1818D është përplasur me një kamion me targa PU 14 63A, i cili transportonte lëndë drusore.

Përplasja ka rezultuar fatale për adoleshentët e moshës 17- 19 vjeç Rael Dyli, Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlen Meçe të cilët kanë humbur jetën menjëherë. Ndërkohë plagë ka marrë edhe drejtuesi i kamionit Osman Brahja.

ADOLESHENTET PO KTHEHESHIN NGA NJE DITELINDJE
Të rinjtë ishin duke u kthyer nga një ditëlindje në Tiranë ku kishin qëndruar për disa orë dhe më pas kishin vendosur të ktheheshin në Shkodër. Pranë Kryebushatit, automjeti me të cilin po udhëtonin, tip BMW është përplasur me kamionin me targa Puke. Kalimtarët e rastit kanë tentuar t’ju vijnë në ndihmë menjëherë 4 të rinjve por përpjekja e tyre ka qënë e kotë pasi adoleshentët kishin gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë drejtuesin e kamionit Osman Brahja e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

HETIMET: SHKAK I AKSIDENTIT DYSHOHET SHPEJTESIA
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor dhe forcat e policisë rrugore të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë që i mori jetën 4 të rinjve. Dyshohet se të dyja mjetet kanë qënë duke lëvizur me shpejt se sa normat e lejuar, ndërsa pikërisht ne kryqëzim janë përplasur njëra me tjetren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here