Home Aktualitet Vdes pas nje grindje per parkim shtetasi grek

Vdes pas nje grindje per parkim shtetasi grek

573
0

Policia e Sarandës ka arrestuar 53-vjeçarin Xhemal Kullaj, personi i përfshirë në grindjen për një vend parkimi me turistin grek,i cili humbi jetën një ditë më parë në Sarandë. Kullaj akuzohet për vrasje të shkaktuar nga pakujdesia, ndërkohë që pritet përcaktimi i shkakut të vdekjes së shtetasit grek.

Xhemal Kullai, 53 vjeç, me banim në Francë, vrau aksidentalisht mbrëmjen e djeshme shtetasin grek Kostandinos Karadhimas, 79 vjeç. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur  në  hotel “Olimpia” në Sarandë dhe konflikti ka ardhur për një vend parkimi.

Vdekja e 79-vjeçarit grek erdhi si pasojë e goditjes së kokës në tokë. Pas grindjes së dhunshme dhe shtyrjeve me duar, Kostandinos Karadhimas ka përplasur kokën në asfalt duke pësuar dëmtime serioze. Pavarësisht se ai është dërguar drejt spitalit të qytetit, nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve duke humbur kështu jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here