Home Aktualitet Ish-zyrtari i Policisë dyshohet per lidhje te forta me policine e Durresit

Ish-zyrtari i Policisë dyshohet per lidhje te forta me policine e Durresit

988
0

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Ervin Dalipaj, i vrarë në Sukth tri ditë më parë, fshihej në Durrës, edhe pse ishte shpallur në kërkim.

Hetimet e Prokurorisë dhe Policisë së Durrësit zbardhin faktin se gjatë gjithë kohës që ishte në kërkim, ish-shefi i Krimeve Ervin Dalipaj ka qëndruar në zonën e Durrësit, shkruan.

Ish-shefi i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës u shpall në kërkim në vitin 2016, me akuzën e pjesëmarrjes në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, së bashku me tre persona të tjerë.

Dyshohet se ish-zyrtari i Policisë “është ndihmuar” apo “ka pasur më shumë besim” te strukturat e Policisë në qytetin e Durrësit, ku lëvizte lirisht dhe me armë me vete, edhe pse ishte në kërkim.

“Nga hetimet e kryera dhe dëshmitë e marra pas vrasjes së dy personave, rezulton se Ervin Dalipaj në shumicën e kohës ka qenë në Durrës, ku lëvizte me automjete të ndryshme jo në emër të tij”, tha një burim nga grupi i hetimit.

HETIMET

Prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me Policinë ka sekuestruar kamerat e sigurisë së katër bizneseve pranë vendit ku u vranë tri ditë më parë shtetasit Ervin Dalipaj dhe Xhino Dautaj në zonën e Sukthit në Durrës. Po kështu, hetuesit kanë kërkuar të verifikojnë edhe tabulatet telefonike të Ervin Dalipajt, në dy numra që ai ka përdorur, të cilët nuk rezultojnë se kanë qenë në emër të tij, por që ai i kishte në përdorim së fundi.

Verifikime po bëhen edhe për tabulatet e kontaktet e shtetasit Xhino Dautaj, viktima e dytë e atentatit, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri nga Italia vetëm pak javë para se të vritej në të njëjtën makinë me ish-zyrtarin e lartë të Policisë. Juxhin Dautaj ka qenë i akuzuar për vrasjen në Vlorë të Fatjon Bamit, ish-kampionit të bilardos.

Për këtë vrasje ai ishte dënuar nga shkalla e parë me 23 vite burg, por Gjykata e Apelit Vlorë e kishte shpallur të pafajshëm. Ky vendim ishte ankimuar nga ana e Prokurorisë, por rekursi i organit të akuzës në Gjykatën e Lartë ishte mospranuar në Dhomën e Këshillimit pak muaj më parë, duke i krijuar mundësinë të akuzuarit që të kthehej në Shqipëri, siç edhe ka bërë pak javë më parë.

XHINO LËVIZTE ME ESKORTË

Dëshmitë e mbledhura nga ana e hetuesve të Prokurorisë dhe Policisë kanë zbardhur faktin se shtetasi Xhino (Juxhin) Dautaj, i cili u vra bashkë me ish-zyrtarin e Policisë lëvizte me eskortë.

Pas kthimit në Shqipëri nga Italia, disa javë më parë, ky shtetas lëvizte shpesh i shoqëruar nga dy makina, që besohet se brenda tyre kishin persona që do t’i dilnin në mbrojtje të riut në rast sulmi, kanë thënë hetuesit.

Sipas tyre, ditën e ngjarjes, kur mbeti i vrarë, i riu nuk ka pasur makina shoqëruese, siç bënte në lëvizjet e tjera në Tiranë dhe në Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here