Home Aktualitet Vrasja e Emmy: Burg pa afat për biznesmenin kosovar

Vrasja e Emmy: Burg pa afat për biznesmenin kosovar

1543
2

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën me ‘burg pa afat’ për të akuzuarin për vrasjen e këngëtares 22-vjecare Elsiana Hidershaj, njohur si Emmy. Biznesmeni nga Kosova Aziz Kelmendi akuzohet për vrasje me dashje të këngëtares.

Në seancën me dyer të mbyllura, ku u caktua masa e sigurisë, mësohet se ishte i pranishëm dhe vetë Kelmendi, i cili mbrojti versionin e tij të ngjarjes.

Biznesmeni 47- vjeçar ka kërkuar një masë më të lehtë, ndërsa ka pohuar se ka patur një lidhje dy vjeçare me këngëtaren.

***

Vdes në Spitalin Ushtarak këngëtarja Emmy (Elsina Hidersha), pas plagëve të rënda të marra në aksidentin e mëngjesit të së dielës herët në rrugën “Sadik Petrela”, pranë një lokali nate me muzikë live. Lajmi konfirmohet nga burime të Spitalit Ushtarak si dhe të Policisë së Tiranës të cilët pohuan se këngëtarja e përplasur me veturë nga ish i dashuri i saj, ndërroi jetë pas më tepër se 24 orësh në gjendje kome.

Për këtë ngjarje policia e kryeqytetit, arrestoi në flagrancë ish të dashurin e këngëtares Emmy, Aziz Kelmendin, 47 vjeç, nga Kosova. Burimet thanë se Elsina Hidershaj 22 vjeçe nga Skrapari, me banim në Sauk të Tiranës, ndërroi jetë dje rreth orës 05:00, në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, për shkak të disa frakturave që kishte marrë në kokë nga përplasja me një shtyllë në rrugën pranë vendit ku ndodhet lokali i natës.

Ndërkaq hetuesit kanë ndryshuar klasifikimin e ngjarjes nga vrasje në aksident nga pakujdesia në vrasje me dashje. Një veprim i tillë është kryer gjatë të dielës në mbrëmje hetuesit, pasi gjatë verifikimit dhe vlerësimit të provave dhe rrethanave të ngjarjes së të dielës në mëngjes, kur Elsina Hidersha 22 vjeçe mbeti e vdekur pas një përplasjeje nga një veturë e markës “Volksëagen” Touareg me targa 612 KS 188. Sipas hetuesve të policisë fillimisht ishte dyshuar se vajza vetë kishte tentuar të ngjitej në veturën luksoze të biznesmenit kosovar, ndërsa në përpjekje e sipër kur ai po largohej vajza është rrëzuar ndërsa është shkelur nga vetura.

Nga hetimet e policisë dhe analizimi i fakteve, është zbuluar se biznesmeni e ka përplasur me dashje ish të dashurën e tij me makinë. Nga hedhja e saj me forcë nga vetura, këngëtarja 22 vjeçare është përplasur me një shtyllë. Nga kjo përplasje Hidersha mori plagë të rënda në kokë. Këto rrethana e dëshmi të tjera, rrëzuan versionin e biznesmenit të hoteleve se ai nuk kishte dashur ta vriste vajzën, por se ajo ishte kapur pas xhamit të tij dhe më pas ishte rrëzuar ndërsa ai nuk e kishte vënë re.
Ngjarja ndodhi gjatë natës së të dielës në rrugën “Sadik Petrela”, ku ndodhet një nga lokalet më të njohura të natës në kryeqytet, ku edhe këndonte këngëtarja 22-vjeçare Elsina Hidersha, e njohur me emrin e saj të artit “Emmy”.

Sipas policisë, Kelmendi dyshohet në momentin e aksidentit të ketë qenë në gjendje të dehur, pasi përplasi me veturën tij “Volksëagen” Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188, ish të dashurën e tij Hidersha, pasi kjo tentonte ta ndalonte. Kelmendi kishte mbrëmjen dhe orët e para të mëngjesit të të dielës me të dashurën e tij të re, në lokalin ku Elsina Hidersha nga Skrapari, ishte e punësuar si këngëtare. Kur ai u largua, Hidersha doli nga lokali, duke tentuar ta takonte ndërsa sipas policisë ai e përplasi duke i shkaktuar asaj plagë të rënda në kokë, ndërsa dje ajo ndërroi jetë në spitalin ushtarak.
************

Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak këngëtarja 22- vjeçare Emmy, e cila pas një aksidenti, gjendej në koma që prej ditës së djeshme.

****
Biznesmeni kosovar aksidenton rëndë të dashurën e tij, këngëtaren Emmy (Elsina Hidersha). Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën “Sadik Petrela”, ku ndodhet një nga lokalet më të njohura të natës në kryeqytet, ku edhe këndonte këngëtarja 22-vjeçare Elsina Hidersha, e njohur me emrin e saj të artit “Emmy”.

Këngëtarja nga fshati Rehovicë e Skraparit, me banim në Sauk të Tiranës, mori plagë të rënda nga aksidenti dhe deri dje në mbrëmje vonë ndodhej në gjendje të rëndë dhe ishte në rrezik për jetën. Ndërkaq në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi si të dyshuar për ngjarjen Haziz Kelmendin, 47 vjeç nga Mitrovica, biznesmen dhe tregtar i njohur në fushën e hotelerisë në Kosovë.

Sipas policisë, Kelmendi dyshohet se në gjendje të dehur, përplasi me veturën tij “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188, ish të dashurën e tij Hidersha, pasi kjo tentonte ta ndalonte, Kelmendin i cili po largohej nga lokali ku ajo këndonte, me një vajzë tjetër ndërsa kishte braktisur këngëtaren. Incidenti ndodhi të shtunën duke u gdhirë dita e djeshme në rrugën “Sadik Petrela”, menjëherë sapo Kelmendi kishte shkuar me një vajzë në lokalin e njohur, ku ish- e dashura e tij ishte këngëtare e lokalit dhe këndonte aty live për gjatë fundjavave.

Madje në rrjetin social facebook, këngëtarja Emmy, ka edhe një profil për fansat e saj, ndërsa në të ka jo pak foto të nxehta dhe provokuese. Në lokalin ku Elsina Hidersha nga Skrapari, do të këndonte mbrëmjen e të shtunës, mbërriti edhe ish- i dashuri i Hidershës, biznesmeni kosovar nga Mitrovica Haziz Kelmendi. Ai shoqërohej nga një vajzë tjetër shumë e hijshme, e re me të cilën sipas burimeve të policisë ai tashmë kishte filluar një marrëdhënie të re, pas ndarjes me Emmy-n. Për orë të tëra sipas burimeve të policisë besohet se 47-vjeçari Kelmendi, ka konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli.

Afër mëngjesit rreth orës 4:00, Kelmendi bashkë me të dashurën e tij të re, lanë lokalin dhe dolën që andej për t’u larguar me veturën e biznesmenit, një “Volkswagen” Touareg me targa të Kosovës 612 KS 188. Në këtë kohë edhe këngëtarja Emmy, jashtë lokalit. Në tentativë për të ndaluar ish- të dashurin e saj, biznesmenin kosovar që të largohej me vajzën tjetër të re me të cilën ishe lidhur, Hidershaj është kapur në një pjesë të xhamit të të fuoristradës. Në këtë kohë, Kelmendi ka shtyrë me gaz veturën e tij përpara dhe më pas ka ecur mbrapsht në tentativë për t’iu shmangur vajzës “VIP”, me të cilën ai kishe pasur lidhje.

Në këtë kohë, Emmy, humbi ekuilibrin duke rrëshqitur dhe duke u përplasur nga vetura e ish-të dashurit të saj. Nga kjo përplasje Elsina Hidershaj, (Emmy), mori plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, për kurim, por gjendja e saj mësohet se vazhdon të jetë e rëndë. Policia menjëherë pas ngjarjes shoqëroi dhe ndaloi biznesmenin kosovar Haziz Kelmendi me akuzën e vrasjes me veturë. Ndërkaq policia pritet të sqarojë edhe detaje dhe rrethana të tjera të ngjarjes, për të klasifikuar ngjarjen si vrasje aksidentale, apo si vrasje të qëllimshme.

 

2 COMMENTS

  1. Vetem fakti qe Kelmendi ka shkuar me nje te dashur te re ne ambientet ku punonte ish e dashura e tij eshte mjaftueshem per te treguar se cfare njeri pa moral, pa fytyre e pa shpirt eshte ky njeri.Ai qysh ne momentin e hyrjes ne lokal e ka dashur ta vrase ish te dashuren e tij shpirterisht e fizikisht…vrasja eshte e qellimshme me alkol apo pa alkol…Jo vetem qe eshte shkaktar i ngacmimit me vajtjen ne lokal por eshte edhe shkaktar i vrasjes me qellim se ai mund ta kishte ndaluar makinen ne cdo moment…vrasje e qellimshme e duhet denuar si e tille

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here