Home Aktualitet Sulmi ne aeroportin e Frankfurtit: Vrasesi me prejardhje nga Kosova

Sulmi ne aeroportin e Frankfurtit: Vrasesi me prejardhje nga Kosova

705
2

Qeveria e Kosovës ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani ku mbetën të vrarë dy ushtarë amerikanë dhe dy të tjerë u plagosën, pas një sulmi me armë nga një qytetar me prejardhje nga Kosova.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e prekur rëndë dhe dënon ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, që ndodhi sot në Gjermani”, thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrisë amerikane dhe familjarëve të viktimave. Ky rast makabër është një akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës, që gjithmonë dhe përjetësisht do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe qeverisë së SHBA’ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës”.

 

Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA-së kanë konfirmuar se dy personat e vrarë i përkasin radhëve të saj pasi edhe shoferi i autobusit ishte pjesë e tyre.

Autoritetet gjermane kanë thënë se ende nuk mund ta konsiderojnë këtë ngjarje si sulm terrorist. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel duke e dënuar këtë ngjarje tha se ishte një “incident i rëndë”. “Do të doja të shprehja se sa e prekur jam nga ky incident dhe dua të garantoj se qeveria e Gjermanisë do të bëjë gjithçka në hetimin e asaj që ndodhi”- ka thënë Merkel

Portali gjerman i lajmeve “Spiegel.de” raporton se ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i ka thënë agjencisë amerikane të lajmeve “AP” se “policia ka arrestuar dhe identifikuar për këtë rast Arif Ukën, qytetar i Kosovës”.

“Jemi duke u përpjekur që të konfirmojnë nëse sulmi është organizuar apo është sulm i ndonjë natyre tjetër”, ka thënë Rexhepi.

Ndërkohë, kosovarja ExpressOnline, citon ministrin Rexhepi së është shprehur i pasigurt nëse vërtetë bëhet fjalë për shtetasin Arif Uka nga qyteti i Mitrovicës, megjithëse deklarata e tij për “AP” tashmë është publikuar në të gjitha mediat botërore.

Shoferi i autobusit dhe një ushtar amerikan kanë mbetur të vrarë ndërsa dy të tjerë kanë marrë dëmtime serioze. Sulmi me armë është bërë nga një 21-vjeçar që dyshohet se është nga Kosova. Bëhet e ditur se ai është arrestuar tashmë. Policia ka thënë se ende nuk është e qartë nëse ky ka qenë një sulm terrorist.

“Gjithçka ka ndodhur brenda autobusit” tha zëdhënësi i policisë Jurgen Linker për agjencinë e lajmeve AFP. Ushtria Amerikane nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me këtë ngjarje por është bërë e ditur se po e ndjek nga afër incidentin. Muajin e fundit parlamenti gjerman miratoi shtyerjen edhe për një vit të misionit ushtarak në Afganistan. Gjermani ka 4 860 trupa atje. Sondazhet tregojnë se misioni nuk ka pëlqim të gjerë tek qytetarët.

E përditshmja gjermane Bild, në versionin e saj online, shkruan se të vrarë ngjarja ndodhi në Terminalin 2 të aeroportit të Frankfurtit.

 

2 COMMENTS

  1. marri i qoft nje djali qe ka bere ket marri te rend qe as me mendue ka qen marre se le me veprue me be ket turp marre si me thanen ma thjesht e denojm me thellesi dhe nje herit familjes se tyre i shprehim ngushellime…

  2. DJALI 21 VJEC ME ORIGJINE NGA KOSOVA NE AEROPORTIN E FRANKFURTIT NE GJERMANI GJUAN ME ARME DHE GODET PER VDEKJE DY USHTARE AMERIKANE DHE PLAGOSEN DY TE TJERE.PSE DJALI KOSOVAR GJUAN ME ARME PIKERISHT USHTARET AMERIKANE DHE NUK GJUAN POLICINE GJERMANE OSE USHTARET GJERMANE? ATIJ DUHET T’I BEHET INVESTIGACION I PLOTE ,KU E KA ZANAFILLEN KJO VRASJE ,KU JANE ARSYET? UNE MENDOJ SE KY AKT I SHEMTUAR ESHTE NJE AKT TERORIST DHE MOS KA LIDHJE ME NDONJE GRUP.ESHTE NJE KRIM TEPER TEPER I MADH TE NGRESH DORE KUNDER USHTRISE AMERIKANE.USHTRIA AMERIKANE JANE PAQERUAJTESIT NUMER 1 NE BOTE.PER GJERMANINE ESHTE SHUME I ULET KY AKT TERORIST QE TE NDODHE KJO VRASJE NE AEROPORT.KU ESHTE SIGURIA GJERMANE NEPER TRENA AUTOBUZA DHE NEPER VENDE TE TJERA?DJALIT KOSOVAR NUK DUHET T’I BEHET GJYQI NE GJERMANI POR NE USA.
    KUJDES GJERMANI!!!
    NGUSHELLIME USHTRISE AMERIKANE DHE FAMILJEVE TE TYRE!!
    MENDIMI I NJE TE HUAJI NGA USA BRIAN CHRISTOPHER BURDISSO!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here