Home Auto Prezantohet Lamborghini i fundit ne Geneva Motor Show

Prezantohet Lamborghini i fundit ne Geneva Motor Show

1276
1

Ja më në fund edhe pamjet e makinës së re supersportive të Lamborghin-it, Aventador LP 700-4. Siç është bërë traditë, edhe kjo makinë mban emrin e një demi, në këtë rast atij më të shtrenjtit në botë. Aventador është demi që në vitin 1993, pas performancës në arenën e Saragozës, mori çmimin “Trofeo de la Pena La Madronera”.

Tradita e Lamborghinit është ruajtur edhe për dyert, të cilat hapen nga lart, njësoj si ato të modelit legjendar Countach dhe modeleve V12 që e pasuan.

Gjatësia e këtij “xhevahiri” të Lamborghin-it është 4.78 m, gjerësia 2.26 m dhe lartësia 1.14m. Motori ka 12 cilindra dhe 700 kuaj/fuqi. Pra, janë të dukshme në pamjen e saj huazimet nga demi i tërbuar. Shpejtësia maksimale e saj është 350 km dhe për të kaluar nga 0 km në 100 km/orë i duhen vetëm 2.9 sekonda.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here