Një 30-vjeçar është viktima e radhës në galeritë e minierës në Bulqizë, si pasojë e shembjes së masivit shkëmbor. Viktima është Leonard Shabani, ndërsa
është plagosur në gjendje të rëndë 28-vjeçari, Ramiz Çupi.
Ngjarja ka ndodhur në pusin numër 2 tek galleria G20, në minierën e kromit, ku minatorët po kryenin punime. Ata ishin duke punuar, ndërsa dyshohet se një masiv shkëmbor është shkëputur dhe i ka zënë poshtë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, nga ku është bërë i mnudr nxjerrja e trupit të viktimës, si dhe të plagosurit i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Peshkopisë ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkaq ka nisur puna e grupit hetimor lidhur me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Galeritë e minierave në Bulqizë, tashmë prej vitesh marrin jetën e minatorëve, ku shpesh herë shkak bëhen kushtet e sigurisë.