Një avion Boeing 767 i linjës nga Adis Abeba(Etiopi) në Romë(Itali) u njoftua se ishte rrëmbyer. Avioni u detyrua të ulej në aeroportin ndërkombëtar të Gjenevës në Zvicër. Policia zviceriane konfirmoi se ka arrestuar rrëmbyesin dhe situata është nën kontroll.
Bëhet me dije se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit janë të sigurtë. Aeroplani Boeing 767 po fluturonte mbi Sudan kur u sinjalizua se ishte rrëmbyer.
Arsyeja për rrëmbim mbetet e paqartë. Megjithatë ka patur raportime nga mediat zviceriane se aeroplani u rrëmbye nga piloti i saj, i cili kërkonte azil në një vend europian.
Kurse një zëdhënës i qeverisë etiopiane tha për agjencinë Reuters se kushdo që ishte përgjegjës për rrëmbimin, kishte hipur në avion gjatë ndalesës në kryeqytetin e Etiopisë, Khartoum.
Lajmin për uljen e sigurtë të avionit e konfirmoi edhe aeroporti i Gjenevës. Avioni që fluturonte nga Adis Abeba në Etiopi ishte destinuar të ulej në Romë të Italisë në orën 04:00 me orën lokale.