Home Aktualitet Muriqan, ndalohen dy kosovarë me pasaporta false

Muriqan, ndalohen dy kosovarë me pasaporta false

653
0

Dy shtetas kosovarë janë ndaluar në pikëkalimin kufitar të Muriqanit pasi ishin të pajisur me pasaporta false që u përkisnin shtetasve shqiptarë.

Nga shërbimet e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:  Ilir Hyseni, vjeç 21, dhe  Betim Elshani, vjeç 31, të dy lindur dhe banues në Pejë, Kosovë.

Arrestimi i tyre u bë pasi  gjatë orëve të drekës shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Muriqan konstatuan se  këta shtetas në momentin e daljes nga Republika e Shqipërisë, po përdornin pasaporta biometrike Shqiptare  me gjeneralitete të shtetasve shqiptare L. D. dhe  Xh. G.

Mësohet se dy kosovarët kanë përdorur pasaporta biometrike me identitet të falsifikuar me qëllim që të përfitonin mundësinë e lëvizjes në vendet evropiane të zonës së Shengenit

Materialet në ngarkim të shtetasve Ilir Hyseni  dhe Betim Elshani i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here