Home Aktualitet Aksidenti Shkoder, peson infarkt nena e njerit prej adoleshenteve

Aksidenti Shkoder, peson infarkt nena e njerit prej adoleshenteve

1059
0

raelv-xheni-ledio-orlenTragjedia pllakos familjen Duli. Zemra e nënës nuk ka mundur të durojë lajmin e humbjes së djalit të saj Raelv, (ne foto) në aksidentin tragjik që i mori jetën dhe tre të rinjve të tjerë.

Nëna e 18 vjeçarit, Elvie Duli është shtruar në reanimacionin e spitalit të Shkodrës pasi ka pësuar infarkt. Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e rëndë dhe aktualisht ndodhet në vdekje klinike.

Tre vite më parë Raelvi kishte humbur babain e tij. Familja Duli përbëhej nga 4 pjesëtarë. Anisa, është vajza e vogël e shtëpisë.
Viktimat e aksidentit janë Raelv Duli, Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlen Meçe (17-19 vjeç).Në gjëndje të rëndë mbetet shoku i tyre, Osman Merja 18 vjeç i cili drejtonte makinën kur kjo u përplas me kamionin e druve.

Drejtuesi i kamionit , Preng Ndreca 43 vjec është arrestuar ngas policia e Shkodrës, i akuzuar si shkaktar i aksidentit tragjik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here