Home Aktualitet Ashton: Politika të ulë tensionin, zgjidhni krizën. Lajcak sërish në Tiranë

Ashton: Politika të ulë tensionin, zgjidhni krizën. Lajcak sërish në Tiranë

610
0

Shefja e lartë për Politikë të jashtme të BE-së, Katrin Ashton ka kërkuar nga palët në Tiranë një dialog të vërtetë që të ketë në bazë parimet themelore të bashkimit europian, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Duke zbardhur edhe kontaktet e vazhdueshme që Brukseli mban me palët, Ashton ka nënvizuar se i dërguari i posacëm i BE-së, Miroslav Lajcak do të kthehet në Tiranë për të nxitur zbatimin e mesazhit të BE-së.

“Kemi biseduar me të dyja palët, si me kryeministrin e vendit dhe me liderin e opozitës dhe u kemi shprehur pikëpamjen tonë të vendosur për nevojën e dialogut të vërtetë. Kjo nevojë vjen në kuadër të dhunës së javës së kaluar. Miroslav Lajcak do të kërkojë dhe do të këmbëngulë për vendosjen e dialogut me opozitës dhe qeverisë. Ai do të kthehet sërish në Tiranë këtë javë nëse është e nevojshme për të nxitur palët për mesazhin tonë. Ajo që duhet të ketë vëmendjen tonë është që net ë realizojmë një presion të fortë për parimet bazë të BE-së, që na bëjnë ne ata që jemi, demokracia, sundimi I ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut. Eshtë thelbësore të nxisim palët për një adresim të mirëfilltë të këtyre vlerave, në mënyrë paqësore dhe është tepër e rëndësishme që kjo të arrihet përmes dialogut për cështjet themelore. Dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë këtë” tha Ashton.

Më herët, ndërsa hynte në sallë për te marre drejtimin e mbledhjes se Keshillit te BE-se për punët e jashtme, ajo u ka kujtuar drejtuesve te politikes shqiptare se ne kete situate qe kalon Shqiperia duhen ulur tonet per te kerkuar nje zgjidhje racionale.

“Lidhur me situaten ne Shqiperi, une jam ne dijeni dhe kam biseduar personalisht kryeministrin Berisha dhe me liderin e Partise Socialiste Rama. Ne vazhdojme ta ndjekim situaten me vemendje. Per kete qellim une jam ne kontakt te rregullt me shefin e misionit te BE=se ne Tirane. Edhe sot une bisedova me te. Eshte shume e rendesishme qe te rikthehet dialogu mes paleve dhe te shihen gjerat ne menyre paqesore. Une kete po e ritheksoj dhe jua kerkoj te dyja paleve. Per problemet e krijuara, une mendoj se eshte me shume rendesi qe te instalohet nje dialog paqesor” tha Ashton.

Këto deklarata të shefes së diplomacisë europiane Ashton vijnë në të njëjtën linjë me deklaratat e mëparshme të zëdhënëses së komisionerit Fyle, Natasha Butler. Ajo theksoi se Brukseli do të negociojë për të zgjidhur krizën në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here