Home Aktualitet Serbët djegin flamurin shqiptar gjate ndeshjes Itali-Serbi

Serbët djegin flamurin shqiptar gjate ndeshjes Itali-Serbi

575
0

Ultrasit e kombëtares serbe të ndodhur në Itali për të ndjekur përballjen mes vendit të tyre dhe Italisë kanë kthyer skenat guerrilase në stadiumet italiane. Pak para se të fillonte ndeshja ultrasit serb janë përleshur me tifozët italian ndërsa kanë shfaqur edhe njëherë urrrejtjen që kanë për shqiptarët duke djegur një flamur shqiptar. Sipas mediave italiane, sherri mes tifozëve kishte filluar përpara ndeshjes, ndërsa policia kishte bërë disa arrestime. Ndërsa të dy ekipet përfaqësëuese përpara së të interpretoheshin himnet kombëtare u është dashur të kthehen në dhomat e zhveshjes për shkak të kaosit dhe përleshjeve mes tifozëve ne stadium. Ndeshja mes Italise dhe Serbise e vlefshme per Euro 2012 eshte anulluar.

Ndërkaq një komentator i Rai Unos pasi u ka bërë thirrje tifozëve të qetësohen, ka vënë re se lojtarët e përfaqësueses serbe ishin duke përshëndetur tifozët e tyre me nje gjest nacionalist. Më saktësisht kamera ka kapur Stankovic, i cili përshëndeste tifozët me nje gjest nacionalist serb, me origjinë të lashtë ( që përfaqson kryqin ortodoks serb) por që është përdorur gjerësisht edhe gjatë luftës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here