Home Shendetesi Ushqime te shendetshme kundra toksifikimit te trupit

Ushqime te shendetshme kundra toksifikimit te trupit

754
0

Kur bëhet fjalë për detoksifikimin e trupit tonë ka shumë teknika që mund t’i ndjekësh dhe suplement që mund të marrësh për të kryer detoksifikimin. Por, mënyra më e mirë është që të hani shumë ushqime që largojnë helmin (detoksifikojnë) nga trupi juaj. Më poshtë ke një listë me ushqimet e shëndetshme për detoksifikimin e trupit e që përveç tjerash do të ishin një shtesë e mirë në dietën e secilit.

Frutat

Hajini me gjithë farat
Frutat janë shume të pasura me përbërje të lëngshme dhe kështu i ndihmojnë trupit të shpëlajë materiet toksike. Ato gjithashtu janë shumë të lehta për t’u tretur dhe janë të pasura me antioksidant, materie ushqyese, fibër dhe shumë vitamina të tjera të rëndësishme siç është vitamina C.

Ushqimet e gjelbra

Spinaq

Kur të jesh gati që bësh detoksifikim të trupit, mbush frigoriferin tuaj me lakër jeshile, elb, bar gruri, spirulinë, jonxhe dhe perime të tjera organike me gjethe të gjelbërta. Këto perime do t’i dhurojnë traktit digjestiv (tretjes) shtytje klorofili.

Klorofili largon toksina të dëmshme ambientale nga trupi, metalet e renda, herbicidet, produktet e pastrimit e gjithashtu edhe pesticidet. Përveç të tjerash, ndihmon edhe mëlçinë në punën e detoksifikimit.

Portokalli dhe limonët

Aftësitë çudibërëse të frutave citrik ndihmojnë trupin që të shpëlajë dhe të nxjerrë jashtë materiet toksike e gjithashtu edhe të startojë traktin digjestive me procese enzimatike. Ato gjithashtu ndihmojnë mëlçinë në procesin e pastrimit. Për të ngritur detoksifikimin fillo mëngjesin me një gotë ujë të ngrohtë me limon.
Mos harro, vitamina C është njëra ndër vitaminat më të mirat detoksifikuese pasi ajo transformon materiet toksike në material digjestiv.

Hudhra

Hudhra stimulon mëlçinë që të prodhojë enzimë detoksifikimi që ndihmojnë në filtrimin (stopimin) e mbetjeve toksike në sistemin e tretjes. Nëse i shtoni hudhër të coptuar apo të zier secilës pjatë, ju do t’i ndihmoni dietës tuaj për detoksifikim.

Filizat e Brokolit

Filizat e brokolit janë shumë të pasura me antioksidant dhe ndihmojnë në stimulimin e enzimave detoksifikuese në traktin e tretjes më mirë se gjithçka tjetër. Filizat janë në fakt më efektive se sa i gjithë brokoli.

Çaji jeshil

I paketuar përplot me antioksidant, çaji jeshil jo vetëm që shpëlan dhe nxjerr jashtë toksinat nga sistemi përmes përbërjes së saj të lëngshme, por gjithashtu përmban një antioksidant special që quhet kateqins, që njihet për ngritje të funksionit të mëlçisë.

Bizelet

Bizelet janë përdorur nga mjekët Ajuvedic (Ayuvedic) me mijëra vite. Është shumë i lehtë për t’u tretur dhe absorbon mbetje toksike në muret anësore të intestineve (zorra e trashë).

Perimet e freskëta

Lakra

Perimet janë më të mira kur hahen ashtu natyrale: Qepët, karotat, karcofi, shpargu, lakra jeshile, lakera bruseli, lulelakra, hudhra, rrepa, shafrani i Indisë dhe oregano. Një kombinim i këtyre ushqimeve të shëndetshme do t’i ndihmoje mëlçisë t’i largojë materiet toksike gjatë procesit të pastrimit (shpëlarjes) së brendshme. Këto gjithashtu janë të pasura me sulfur natyral i cili ndihmon mëlçinë që të detoksifikojë kimikatet e dëmshme.

Farat dhe kokrrat

Arrat

Inkorporo në dietën tuaj sa më shumë nga farat dhe kokrrat që treten lehtë. Këtu përfshihet fara e lirit, farat e kungullit, bajamet, arrat, farat e susamit dhe farat e lulediellit. Gjersa kryen detoksifikimin e trupit, shmang djathin e bërë nga kokrrat si djathin nga kikiriku.

Vajrat Omega-3

Avokado

Përdor vaj ulliri, vaj avokado, vaj liri apo edhe vaj kërpi kur bën detoksifikim. Këto ndihmojnë në lyerjen e mureve të zorrëve kështu duke lejuar që materiet toksike të absorbohen nga vaji dhe të eliminohen nga trupi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here