Në rrjetet sociale ka filluar beteja për të kaluarën e kryeministrave të Serbisë e të Shqipërisë, pas takimit të sotëm në Beograd.
Pas publikimit të fotografive nudo të kryeministrit shqiptar Edi Rama nga tabloidi serb “Kurir”, shtypi kosovar ka publikuar një foto që po qarkullon edhe në rrjetet sociale, ku shfaqet kryeministri serb Aleksandër Vucic, duke mbajtur një arkë me birra për t’ia shërbyer presidentit aktual të Serbisë Tomislav Nikoliç dhe kreut të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, një nga promotorët e luftërave në Kroaci, Bosnjë e Kosovë.
Një foto e bërë kur Vuçiç ishte më i ri sigurisht, por që tregon qartë lidhjet dhe linjën e tij të ashpër me vendet fqinje të Serbisë. Vuçiç ka qenë pjesëtar i Partisë Radikale që udhëhiqej nga Sheshel i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.